“Artan Grubi, Vizbegun po e shndërron në një Las Vegas të Shkupit”

    Fronti opozitar shqiptar akuzon zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi se zonën e Vizbegut po e shndërron në një Las Vegas të Shkupit, përcjell Nistori.

    Sipas Lëvizjes Demokratike, Lëvizjes Besa dhe Alternativës këtë zonë të ndërtuar nga Esnafët me shumë mund, Artan Grubi po e bën qendër të bizneseve të pista, pasi sipas tyre së shpejti Lotaria që drejtohet nga njerëzit e afërt të Grubit, së shpejti pritet të zhvendoset në Vizbeg dhe për këtë qëllim nga buxheti i shtetit janë ndarë 2.6 milionë euro.

    “Lotaria e Maqedonisë së Veriut ka lidhur marrëveshje që të shfrytëzojë hapësira pikërisht këtu në zonën e Vizbegut ku ndodhemi edhe sot dhe do të vazhdojë të funksionojë në këtë pjesë të qytetit në 10 vitet e ardhshme. Për këtë qëllim nga buxheti tashmë janë ndarë 2.6 milionë euro. Në fakt, objekti dhe hapësira rreth saj në prill të këtij viti janë blerë nga kompania “Hej dooel”, e themeluar në shkurt të këtij viti, me drejtues Armin Mashoviq, partner i dikurshëm i Erxhan Sulkoski në “Pacifik Petrolium”, për të cilin mediumet kishin informuar se ishte i afërt me familjen e Ali Ahmetit. Pra, Lotaria e Maqedonisë së Veriut do të pozicionohet përskaj rrugës Shkup – Bllacë, ku tashmë funksionojnë disa kazino, numri i të cilëve dita ditës po shtohet. Zona industriale Vizbeg, sipas të gjitha gjasave do të shndërrohet në një Las Vegas, kurse këtë plan po e realizojnë Artan Grubi dhe BDI”, tha Visar Ganiu nga Fronti Opozitar.

    Lajmi Paraprak

    Gjimnazi i Tetovës, sërish pa energji elektrike

    Lajmi i rradhës

    VRASJE PA EPILOG | Kovaçki: Spasovski, i paaftë si ministër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë