Asani: Politika t’i përvjel mëngët dhe të krijoj kushte dhe perspektiv për të rinjtë

    Shpërngulja e të rinjve është problematikë globale, posaçërisht më e theksuar në vendet më të varfra. Në emisionin “Rruga drejt”, Valon Asani me profesion kardiolog, i cili ndonëse ka punuar jashtë vendit në qendra me renome botërore, sërish ka vendosur që të kthehet në vendlindje dhe t’ju shërbej bashkëqytetarëve të tij.

    “Çdo njeri në jetë ka një rrugëtim dhe një pikë ku donë të arrij vetë. Unë kam pas privilegj që kam qenë jashtë dhe kam punuar në qendrat me renome botërore. Rrugën e kam pas të trasuar por puna të cilën ne e punojmë është shumë sensitive, qasja me njerëzit të cilët ballafaqohen në ato momente me jetë ose vdekje, duhet të zgjedhësh jo atë mënyrën personale të egoizmit dhe të shohësh se si të bie vetë më mirë. Unë e kam zgjedh një rrugë që për mua dhe familjen time është më e rëndë…kemi vendosur veten tonë në shërbim të pacientëve 24/7 dhe të popullatës tonë”, deklaroi Asani.

    Duhet theksuar se Valon Asani është kthyer nga diaspora dhe ka vazhduar punën në vendlindje, vlerëson se duhet ndezur alarmin që do t’i zgjonte nga gjumi politikanët dhe të punojnë për krijimi e kushteve dhe perspektivës për të rinjtë. Ai nënvizoi faktin se edhe më herët qytetarët ia kanë mësyrë kurbetit, por dallimi është se ata janë kthyer dhe kanë investuar sërish në vendlindje.

    “Çdo herë ka shpresa, sepse ne e duam këtë vend. Edhe të parët tanë që kanë punua jashtë vendit, ata investimet më pas i kanë bërë këtu, ajo tregon se ne e duam vendin tonë… Kjo duhet të jetë stimul dhe një alarm i njerëzve të cilët merren me politikë që t’i kërkojnë këto investitorë, këto njerëz të cilët janë të suksesshëm andej, edhe të vijnë që shpresën dhe investimet e tyre për familjet e tyre dhe për të ardhmen që ti bëjnë në vendin tonë. Për shkak se ne ndër shekuj kemi dëshmuar se këtë vend ne e duam. Edhe jo rastësisht e përmendi edhe shembullin time, që për shkak të dashurisë ndaj vendit time jam kthyer prapë, se përndryshe mundem shumë lehtë edhe sot me nda mendjen mund të shkoj dhe me shumë më pak telashe të vazhdoj jetën”, tha Valon Asani, kardiolog./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sa “ruse” është Ukraina?

    Lajmi i rradhës

    Mbyllja e termocentraleve me qymyr në RMV më së voni deri në vitin 2030

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë