Mbyllja e termocentraleve me qymyr në RMV më së voni deri në vitin 2030

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini tha se së bashku me ndryshimin e mënyrës së ngrohjes në amvisëri do të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve. Mbyllja e termocentraleve me qymyr deri në vitin 2030 dhe investime më të mëdha në burimet e ripërtëritshme të energjisë me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit. Sipas tij, kjo bashkë me ndryshimin e mënyrës së ngrohjes në amvisëri do të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve.

    “Që kur jam bërë ministër i Mjedisit, kemi folur për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes dhe prodhimit të energjisë në vendin tonë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se 65% e energjisë prodhohet nga thëngjilli në TEC “Manastir” dhe TEC “Osllomej”. Kjo është arsyeja pse e gjithë Strategjia jonë e Energjisë është ta ndryshojmë këtë dhe të investojmë në burimet e rinovueshme të energjisë.

    Kjo do të thotë se ne mbështesim jo vetëm investimet tona si EMV në panelet diellore në Osllomej dhe Manastir, por edhe mbylljen e TEC “Manastir” dhe TEC “Osllomej” më së voni deri në vitin 2030″, tha Nuredini.

    “Ideja jonë është që të kemi më shumë burime të rinovueshme të energjisë dhe të investojmë në panele diellore dhe termocentrale me erë dhe është shumë e rëndësishme për vendin dhe për pavarësinë energjetike të ndërtohet hidrocentrali i Çebrenit në mënyrë që të kemi një rrjet të qëndrueshëm”, shtoi Nuredini.

    Lajmi Paraprak

    Asani: Politika t’i përvjel mëngët dhe të krijoj kushte dhe perspektiv për të rinjtë

    Lajmi i rradhës

    Ministri Osmani sot para Komisionit parlamentar për Politikë të jashtme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë