ASH-AAA e tërheqin kandidatin për kryetar në komunën e Kërçovës

    Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa thonë se kanë tërhequr kandidatin e tyre nga gara për kryetarin e Komunës së Kërçovës.

    Nga atje thonë se tërheqjen e kandidaturës e kanë bërë për shkak që të mos përçahet vota shqiptare.

    “Siç e dini, në emër të koalicionit Alternativa-Aleanca për Shqiptarë, ne e kishim të drejtën ta propozojmë kandidatin për kryetar të Komunës së Kërçovës dhe ky emër ishte Mazllam Osmani – anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës.

    Megjithatë, sot kur dorëzohen kandidaturat, jemi këtu për të thënë se ne nuk mund të bëjmë asnjë veprim që mund të jetë në dëm të shqiptarëve. Ne gjykojmë se Kërçova është peshorja e ndërgjegjes sonë kombëtare”, thonë nga atje.

    Nga atje thonë se ndonëse përçarja e votës ka filluar qëkur BDI-ja insiston me ngulm që të nxjerrë kandidat puropartiak dhe atë ta shesë në emër të kombit, ne nuk duam të jemi aktorë në temën e përçarjes së votës shqiptare.

    “Duke qenë të prirë për t’i vendosur interesat kombëtare para atyre partiake, por edhe duke e respektuar thirrjen e mërgatës për unifikim, ne disa herë në të kaluarën kemi bërë thirrje që në Kërçovë të kandidojmë me një kandidat të përbashkët shqiptar, por kjo nuk ka ndodhur pikërisht për shkak të insistimit të BDI-së për kandidat partiak”, thuhet në kumtesën e ASH-AAA-së.

    Lajmi Paraprak

    Pushteti në mbrojtje të kompanisë që ka bërë mbikëqyrjen e punës në spitalet modulare

    Lajmi i rradhës

    Rreziku i qeverisjes delirante

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë