Gashi: Kësaj here do të dalim faqebardhë, do të mbrojmë votën tonë

    Mbrojta e votës nënkupton mbrojtje të vullnetit të shqiptarëve, andaj patjetër duhet ta mbrojmë. Kësaj here jam shumë i bindur se kemi marrë masat e duhura dhe do të dalim faqebardhë; – është shprehur kryetari i Alternativës (AAA) në tubimin përmbyllës në Tetovë të fushatës zgjedhore para të pranishmëve, duke shtuar se BDI i ka lënë prapa komunat shqiptare dhe se më 17 tetor qytetarët do të mbrojnë votën, përcjell Nistori.

    “Sonte përfundon faza e grumbullimit të votave. Kemi bërë çmos këto 20 ditë që nga tubimi i parë në Shkup, kemi vizatuar gjitha komunat, kemi promovuar kandidatët më të mirë të mundshëm, kemi gjetur programet më të mirë, kemi gjetur zgjidhjet më të mira për komunat e tona që BDI i ka lënë 20 vite prapa. Sonte bie perdja, sonte fjalët e tona heshtin. Por sonte fillon një fazë shumë e rëndësishme, prej sonte fillon mekanizmi, të gjitha shtabet tona duhet të shndërrohen në fuqi që e mbrojnë votën”, tha Gashi duke shtuar se duhet konceptim për ruajtjen e votës.

    Ai shtoi se fushata ka dy faza, e para me grumbullimin e votave dhe e dyta me mbrojtjen e votës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ASH-AAA nderon me një minutë heshtje 14 viktimat e 8 shtatorit, Sela: Ta luftojmë këtë politikë të keqe 20 vjeçare që e ka vrarë shpresën

    Lajmi i rradhës

    “Më mirë për Tetovën” bën thirrje që të votohet lista e pavarur e këshilltarëve: Më mirë për ty, më mirë për Tetovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë