ASh-ja do të mbajë Kuvendin e partisë | Kush do ta zëvendësojë Ziadin Selën?!

    Ziadin Sela / Fotografia: Nistori

    Të shtunën Aleanca për Shqiptarët do të mbajë Kuvendin e partisë në Shkup ku do të konstatohet dorëheqja e Ziadin Selës. Nuk dihet emri i personit që do ta zëvendësojë Selën në cilësinë e ushtruesit të detyrës, por nga partia opozitare shqiptare thonë se për gjithçka do të vendos organi më i lart partiak.

    “Në këtë Kuvend do të shqyrtohet dorëheqja e kryetarit Sela dhe do të diskutohet dhe do të do të sillen vendime për hapat e mëtejmë”, deklaroi Naim Bajrami, Zëdhënës i ASH-së.

    Në Kuvend do të diskutohet edhe dorëheqja e deputetes Ilire Dauti nga pozita e koordinatores së grupit parlamentar.

    “ASH nuk bën filma. Bën veprimtari politike në përputhje me rregullat demokratike duke i zhvilluar dhe kultivuar që nga themelimi i saj dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ajo buron nga fryma jonë demokratike, mendësia dhe karakteri demokratik i kryetarit Sela. Të shtunën do të dihen saktë e mirë vendimet e Kuvendit të partisë”, tha Naim Bajrami, Zëdhënës i ASH-së.

    Sela më 20 gusht dha dorëheqja nga pozita e kreut të ASH-së si pasojë e rezultatit të dobët në zgjedhjet për Këshillin Komunal të Tetovës. Për herë të fundit, në pozitën e kreu të ASH-së Sela u zgjodh në Kongresin e 27 marsit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Seria e vrasjeve të romëve në Hungari: Një rrëfim tronditës – pa interes

    Lajmi i rradhës

    Dorëheqjet, fakt i përçarjeve mes VMRO-DPMNE-së dhe Arsovskës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë