ASH-ja me kritika për komunën e Tetovës: Vendi i “zhytur” në mbeturina

    Aleanca për Shqiptarët në Tetovë ka kritikuar komunën për mos-zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët. Sipas ASH-së mungesa e ujit dhe mbeturina, janë problemet kryesore. Aleanca i ka bërë thirrje tetovarëve të ngrenë zërin për problemet që ka qyteti, sidomos mungesën e pastërtisë në këto ditë me temperature tropikale.

    Të jetosh në shekullin XXI dhe vazhdimisht të përballesh me probleme jetike mesjetare është diçka e paperceptueshme. Mungesa e ujit është një problem i pazgjidhur vite me radhë dhe është një zgjidhje e problemit e premtuar nga BDI në çdo cikël zgjedhor. Ka disa ditë radhazi që nëpër çezmat e amvisërive të qytetarëve nuk rrjedh as edhe një pikë ujë. Athua vallë, kaq i vështirë është sigurimi i ujit për një qytet që ndodhet pranë Malit Sharr!? Autoriteteve lokale duhet t’ua përkujtojmë se ende vazhdojmë të jemi në kushte pandemie dhe se uji është njëri prej elementeve kryesore për mbrojtje nga ky virus”, tha Adhurim Luta, ASH-Tetovë.

    /Alsat/
    Lajmi Paraprak

    Proces i ri zgjedhor, me rregulla të vjetra?

    Lajmi i rradhës

    Vapa e madhe në vend shton rastet e thirrjeve emergjente

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë