“Shtrenjtimi i rrymës, rezultat i punës së papërgjegjshme të kompanive shtetërore energjetike”

    Çmimi i ri i rrymës është rezultat i punës së papërgjegjshme të kompanive shtetërore energjetike, ka thënë kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski. Sipas tij, menaxhimi i dobët dhe krimi në TEC Manastir dhe në termocentralet shtetërore, do ta thellojnë krizën energjetike.

    “Për kryesinë e TEC Manastir dhe kompanisë EMV – do të ketë përgjegjësi për këtë që e bëni. Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO DPMNE do të kërkojë përgjegjësi për atë që keni bërë në katër vitet e fundit, e sidomos tani që po luani me fatet e njerëzve, me jetët e njerëzve, para festave të mëdha krishtere, Krishtlindjeve dhe Buzmit”, tha Hristian Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjykatësi Enver Bexheti ishte në pushim mjekësor, por për lirimin e Mijallkovit ishte i pranishëm para vendimit të këshillit

    Lajmi i rradhës

    ASh: Kjo qeveri erdhi në pushtet me mashtrimin për drejtësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë