Xhaferi: Shumica parlamentare do të dihet nesër

    Kryeparlamentari Talat Xhaferi në “ClickPlus”, tha se shumica parlamentare do të dihet nesër.

    Xhaferi tha se deri në orën 24:00 duhet të pres që të mbyll seancën. Xhaferi nuk përjashtoi mundësinë që në përbërjen e shumicës së re parlamentare do të jetë edhe deputeti Kastriot Rexhepi.

    “Nuk dua të besoj që mund të ketë ndodhur një gjë e tillë, por vet Kastriot Rexhepi do të sqarojë këtë situatë, nuk mund të marr përgjegjësi të vërtetojë ose pohojë një konstatim të tillë”, – kështu u përgjigj kryepralamentari Xhaferi, i pyetur sesi i komenton deklaratat e VMRO-DPMNE-së që deputeti Kastriot Rexhepi është kidnapuar, duke shtuar se institucionet përkatëse duhet ta vërtetojnë këtë.

    Ai u pyet se mosparaqitja e tij sot në seancën për mosbesimin e qeverisë, a krijon mundësi që Rexhepi të bëhet pjesë e shumicës parlamentare aktuale.

    “Pse do të përjashtohet? Nuk përjashtohet, është çështje vullneti. Nëse shpreh vullnet të jetë pjesë e shumicës, nuk mund ta përjashtosh, edhe në aspekt procedural është paraparë sepse vet deputeti individualisht deklarohet me cilin grupacion do të veprojë. Do të mbështes shumicën, do të jetë i pavarur, apo do jetë opozitë”, tha mes tjerash Xhaferi.

    Lajmi Paraprak

    Dështon nisma për rrëzimin e qeverisë | Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

    Lajmi i rradhës

    ASH: Ky regjim nuk do të mbijetojë, përkundër çdo akrobacioni që po bëjnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë