ASh zgjedh 23 anëtarët e parë të kryesisë

    Ditë më parë Aleanca për Shqiptarët ka zgjedhur 23 anëtarët e parë të kryesisë, ndërsa gjatë periudhës në vijim pritet të zgjidhen edhe anëtarë të tjerë.

    Përpos deputetëve të dëshmuar në përgatitje dhe të suksesshëm në punën e grupit parlamentar, si dhe kryetarëve të komunave të cilët u dalluan për transparencë dhe suksese në menaxhim, që sipas statutit të partisë janë anëtarë me automatizëm, pjesa tjetër dërmuese janë kuadro të rinj, profesionist dhe të suksesshëm në karierën e tyre personale.

    Pjesë e kryesisë së ASh-së do të jetë Flakron Bexheti, doktor i shkencave politike i cili deri më tani ka ushtruar postin e zëdhënësit të partisë, ndërsa ka qenë aktiv që në ditët e para të themelimit të partisë.

    Naim Bajrami, magjistër i shkencave politike në fakultetin juridik “Justinian Prima”- Shkup, paraprakisht zëdhënës dhe një nga figurat më aktive të ASH-së në Shkup.

    Vjollcë Berisha, doktor shkence, ligjëruese universitare e gjuhës dhe letërsisë shqipe, publiciste dhe botuese, kryetare e Asamblesë së Gruas në ASH.

    Kryesisë së partisë i është bashkangjitur edhe Nazim Taipi, Nazim Taipi, me titull master i shkencave të komunikimit dhe ekonomi në Universitetin e Friburgut, Zvicër. I suksesshëm me bizneset private në Zvicër, Taipi i rikthyer nga diaspora për të kontribuar në vendlindje.

    Premtime Zylali, magjistre dhe profesoreshë e Gjuhës dhe letërsise Angleze dhe poashtu përkthyese e autorizuar gjyqësore. Suzana Paçuku, menaxhere në Banjat e Dibrës Capa, për objektin Hotel Banja Kosovrast, aktiviste e ASH-së.

    Pjesë e Kryesisë së partisë është edhe kryetari i FRASH, Omer Ajdini, magjistër i Ekonomisë Zhvillimore, me një CV të begatë në projekte ndërkombëtare.

    Afërdita Mislimi Hamza, juriste e diolomuar përgjegjëse e departamentit për punë sociale në Komunën e Gostivarit dhe Elfete Ismaili, ekonomiste e diplomuar, poashtu një nga anëtaret më aktive në Asamblenë e Gruas të ASH-së.

    Kryesisë së ASH-së i është bashkangjitur edhe kardiologu Dr.Bekim Pocesta, kandidat për Komunën e Dibrës në zgjedhjet e fundit lokale.

    Pjesë e Kryesisë së partisë do të jenë edhe deputetët e Aleancës për Shqiptarët të cilët përveç karierës së suksesshme dhe përgaditjes profesionale, dallohen edhe si deputetët më aktiv të cilët kanë arritur që nga të qenurit në opozitë të realizojnë shumë suksese, duke veçuar këtu ligjin për shtetësi.

    Siç njoftuan nga ASH, në mbledhjet e ardhëshme kryesia pritet të plotësohet edhe me emra të tjerë të rinjë.

    Lajmi Paraprak

    Shkolla në Jablloçisht ende e pa përfunduar, nxënësit do të mësojnë në objektet fetare

    Lajmi i rradhës

    “Polic i rrejshëm” në rrugën Tetovë-Gostivar që do të shërbejë për ngadalësimin e makinave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë