“Polic i rrejshëm” në rrugën Tetovë-Gostivar që do të shërbejë për ngadalësimin e makinave

    Ky nuk është një polic i vërtetë. Është i rrejshëm dhe i ndërtuar prej kartoni, ndërsa është vendosur në rrugën Tetovë-Gostivar me qëllim të uljes së shpejtësisë së makinave.

    Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, filloi me këtë pilot aktivitet, qëllimi i të cilit është ngritja e ndërgjegjes parandaluese e rendit dhe sigurisë rrugore në zonën që mbulon.

    “Ka filluar një projekt i ri, ku kemi përgatitur maketë apo model të një polici të rrejshëm i cili është duke matura lëvizjen shpejtësisë së automjeteve me radar me qëllim që të reagojë sadopak te vozitësit që të respektojnë rregullat në komunikacion, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës me qëllim që të parandalohen edhe aksident rrugore që ndodhin”, tregon Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

    Policia planifikon të sigurojë edhe disa maketa të tilla të kartonit, të cilat do të viheshin në funksion, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur zakonisht rritet frekuenca e përgjithshme e trafikut në rajonin e gjerë të Tetovës.

    “Policë të këtillë të improvizuar mund të hasësh edhe në rrugë rajonale, por edhe magjistrale. Qëllimi është që të shoferët të ulin shpejtësinë dhe të shmangin aksidentet”.

    Ndryshe policë prej kartoni ka edhe në shtete tjera, sidomos në Angli ku hasen modele të ndryshme. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    ASh zgjedh 23 anëtarët e parë të kryesisë

    Lajmi i rradhës

    Spasovski: Shteti duhet të ketë përgjigje për kriminelët dhe secili të del para drejtësisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë