AShMAA: dy kandidatët për presidentë të ndalojnë transmetimin e videove me të mitur

    Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) apelon transmetuesit që të ndalojnë transmetimin e videove të kandidatëve për president ku paraqiten të mitur, dhe pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore të harmonizojnë përmbajtjen e reklamave politike me pagesë me rregulloren ligjore.

    Me monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor për zgjedhjet presidenciale 2024, u konstatua se në kundërshtim me nenin 76 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor, të miturit marrin pjesë në reklamat politike me pagesë të kandidatëve për president Stevo Pendarovski dhe Bujar Osmani.

    Porositësit janë përgjegjës për përmbajtjen e reklamave politike të paguara, por transmetuesit janë përgjegjës për ligjshmërinë e emitimit të tyre. Transmetuesit duhet menjëherë të ndalojnë transmetimin e këtyre videove, ndërsa pjesëmarrësit në fushatë ta harmonizojnë përmbajtjen e reklamave të tyre me rregullat ligjore”, thonë nga ASHMAA.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: qasje më të kujdesshme gjatë përzgjedhjes së kuadrove nëse fitoj edhe një mandat

    Lajmi i rradhës

    Si t’i ruani luleshtrydhet e freskëta sa më gjatë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë