Asnjë i punësuar nuk u pushua nga puna në Dibër

    Biznesi dibran gjatë pandemisë Kovid 19 u karakterizua edhe me faktin se edhe pse pati shumë probleme, nuk largoi asnjë punëtor nga puna. Në këtë drejtim ndikim pozitiv patën subvencionet shtetërore që u dhanë kompanive që veprojnë në Dibër dhe rajon por edhe dëshira e pronarëve të bizneseve që të mos largojnë të punësuarit nga puna. Kjo situatë ndikoi pozitivisht në ekonomin dibrane, vlerësojnë përfaqësuesit e Odave ekonomike që veprojnë në Dibër.

    Më shumë se dy vite pandemia që ishte prezente tronditën rëndë ekonomin dibrane. Por, në krahasim me qytet të tjera në vend, në këtë periudhë asnjë i punësuar në komunën e Dibrës nuk u pushua nga puna. Kompanitë kryesore që faktikisht janë edhe shtylla e ekonomisë në komunë siç janë – Banjat e Dibrës Capa, kompania Slice, Fabrika Knauf, si dhe kompanitë të tjera, edhe pse patën shumë probleme për të mbijetuar, nuk lanë pa punë asnjë të punësuar. Investitori i Banjave të Dibrës Capa, Mexhit Capa, për gazetën KOHA thotë se paraqitja e pandemisë i solli shumë probleme me sigurimin e turistëve dhe mysafirëve banjarë. Gjatë viteve 2020 dhe 2021 pati një ulje drastike të mysafirëve në banjat e Dibrës Capa. Por, në asnjë moment nuk menduam se duhet të lëmë punëtorë pa punë. “Dëshira jonë si investitori kryesor ishte që të tejkalojmë krizën por të mos ngelet asnjë punëtor jashtë kompanisë tonë. Dhe ashtu edhe pse gjatë dy viteve kishim mesatarisht nga diçka më shumë se 20 mijë bujtje , mbijetuam me një angazhim të përforcuar dhe i mbajtëm të gjithë punëtorët”, thotë Mexhit Capa, drejtor kryesor i Banjave të Dibrsë Capa.

    Duke vlerësuar lëvizjen ekonomike gjatë viteve të pandemisëm eksperti ekonomik si dhe anëtar i Odës ekonomike të RMV-së Roland Pahumi thotë se është e vërtete që asnjë dibran i punësuar në kompanitë aktuale nuk u pushua nga puna. Përveç angazhimit të pronarëve, sipas tij një domethënie në këtë drejtim kishin edhe subvencionet qeveritare që u ofruan kompanive. “Vlerësoj se këta subvencione ndikuan pozitivisht në këtë drejtim”, thotë Roland Pahumi ekspert ekonomik.

    Kjo periudhë kaloi dhe pas pandemisë është evidente se u përforcuan kapacitete ekonomike. Ka një rritje të numrit të turistëve banjarë, rritje të prodhimtarisë tek kapacitete prodhuese dhe rritje të shërbimeve të ndryshme. Ngadalë, ka një stabilizim të ekonomisë, thotë Pahumi. Në bisedën që patëm edhe me pronarë të firmave të vogla në Dibër poashtu u informuam se edhe tek ata gjatë pandemisë nuk ka patur të pushuar nga puna. Rrjeti tregtar, zanatçinjtë dhe subjektet të tjera ekonomike poashtu kanë tentuar të mos largojnë nga puna në një situatë specifike. Këtu ka patur largime por me dëshirë të vet të punësuarve të cilët kryesisht kanë tentuar të braktisin Dibrës dhe të gjejnë punë jashtë shtetit. Odat ekonomike që veprojnë në Dibër poashtu vlerësojnë se tani kur pandemia përfundoi ka filluar stabilizimi i situatës në sektorin e biznesit. Por, ka ndikime edhe kriza energjetike që është prezent sidomos me çmimet e reja të energjisë elektrike dhe sektorit energjetik në përgjithësi. Edhe në këtë drejtim subvencionet qeveritare në sferën e energjetikës janë shumë domethënëse për një stabilitet të kompanive që veprojnë në Dibër dhe rajonin e Zhupës dhe Rekës. /koha/

    Lajmi Paraprak

    INFLACIONI, BRENGA MË E MADHE: Telashet nuk kanë të sosur

    Lajmi i rradhës

    Për një kafshim nga qentë endacakë në Tetovë do të ketë nga 5 – 15 pikë, më pas në bazë të tyre do të merrni dëmshpërblim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë