Hoda: Ndërtimi i përmendoreve për qëllime politike

    Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së, Besim Hoda i ftuar në “Rruga drejt…” për të folur në temën “Lapidarët dhe kryqet”, u shpreh i prerë se Lapidarët më të mëdha për dëshmorët e luftës do të ishte jetësimi i idealeve të tyre.

    Hoda nuk përjashtoi mundësin që herë pas here të ndërtohen përmendore për qëllime politike.

    “Lapidarët më të mëdha për dëshmorët do të jetë realizimi dhe jetësimi i idealeve të tyre, arsyen për të cilën ata u sakrifikuan dhe dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën. Asgjë tjetër në kujtim të tyre nuk do të kompensonte dhe nuk do të linte shpirtin e tyre rahat. Pra ajo që është imidiate dhe ajo që është respekt ndaj dëshmorëve, jo vetëm dëshmorëve të luftës 2001 por gjithë dëshmorëve të kombit dhe gjithë atyre veprimtarëve që herë pas here ndërtohen përmendore vetëm për arsye politike do të ishte ecja drejt rrugës së tyre ose realizimi i idealeve të tyre dhe pastaj mbetet në shpirtin dhe mendjen e vetë popullatës se sa ata do ti kujtojnë dhe sigurisht kur ata do të kenë një rahati, dhe kur qëllimi për të cilin sakrifikuan ata do të realizohet, vetë kjo do të jetë kujtim për dëshmorët për jetë e mote”, tha Besim Hoda, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së.

    Hoda: E dhimbshme për dëshmorët përmendorja gjysmake

    Përmendorja që së fundmi u promovua në Sllupçan të Komunës së Likovës është mirëpritur edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së, megjithatë kjo Organizatë kundërshton ashpër politizimin dhe përvetësimin e saj nga subjekte të caktuar politike, konkretisht BDI-së. Hoda madje kritikon ndërtimin e përmendoreve nëpër fshatra, ai kërkon ndërtimin e tyre në një qendër urbane apo ndërtimin e një përmendore të përgjithshme të UÇK-së.

    “Kjo është ajo pjesa që është e dhimbshme, për shkak se janë projekte të filluara pa plan. Për shembull, projekti që është në Sllupçan, ne jemi shumë të kënaqur, si përfaqësues që është ngritur një përmendore e tillë, por absolutisht jo t’i jepet ngjyrim politik. Për shkak se është një përmendore që është nisur që para 20 vjetëve dhe po mbarohet tani, dhe tani është gjysmake, sa e pamë nga mjetet e informimit. Pastaj ajo që është edhe më e dhimbshme është fatkeqësia e ndërtimit të përmendoreve të tilla nëpër fshatra, nëpër kodrina të disa fshatrave dhe jo në ndonjë qendër urbane. Dhe mbi të gjitha mos ngritja e një përmendore të përgjithshme të UÇK-së në një vend të caktuar ku do të shkohet dhe do të bëhet një manifestim vjetor siç është 5 maji, dita e dëshmorëve por parcializimi i vetë dëshmorëve tregon se nuk është realizuar ideali për të cilin kanë dhënë jetën dhe e gjithë kjo është fatkeqësi që përdoret për përfitime politike konkrete”, tha Hoda. 

    “Kryqi në Vodno”, Hoda: Shkupi nga aeroplani duket si një varrezë e madhe

    Hoda komentoi edhe vendosjen e përmendoreve dhe kryqeve anembanë vendit tha se kjo mënyrë e funksionimit siç nuk dëshmon asgjë dhe nuk shpie askund. Sipas tij zgjidhja e vetme është ulja në tavolinë mes shqiptarëve dhe maqedonasve për të ndërprerë këtë formë të ndërtimit të këtij shteti.

    “Ne shumë shpejtë dallojmë se kur jemi në Maqedoni duke parë kryqin e ndezur dhe Shkupi nga lartë, nga aeroplani duket si një varrezë e madhe më një kryq në maje të Malit Vodno. Absolutisht këtu nuk dua të prek ndjenjat reale të qytetarëve, sepse respektoj të gjithë përkatësin e tyre fetare. Ndodh që edhe Xhami kemi edhe xhami të ndriçuara, fatkeqësisht në këtë krizë energjetike të jashtëzakonshme, ne e lejojmë luksin, që të kemi objekte të tilla të ndriçuara ku ata them janë vetëm, ndjenja personale, individuale të njerëzve. Ndërkohë duke u nisur nga ajo që…kam informacione për borxhet që këta u kanë kompanive energjetike, dhe fatkeqësisht dëgjojmë shumë shpesh ndërprerje të rrymës elektrike njerëzve që përballen me bukën e gojës dhe nuk bëhet ndonjë intervenim, ndërprerje të rrymës të objekteve të tilla të kultit, të cilat nuk sjellin asgjë të mirë, përveç një harxhimi enorm të cilin e paguan shteti”, deklaroi Besim Hoda, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mediat franceze shkruajnë se Mbappe ka vazhduar me PSG-në për dy vite

    Lajmi i rradhës

    Atanasoski: BDI dhe politikanët maqedonas të ndërtojnë monument për njerëzit që ikin nga vendi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë