Atanasova: Të sqarohet nevoja për rritjen e numrit të orëve të punës shtesë

    Atanasova: Të sqarohet nevoja për rritjen e numrit të orëve të punës shtesë

    Ligji aktual për marrëdhënie pune ka disa mekanizma të cilat mund të zbatohen në rast se ka nevojë që diçka të mbaroj më shpejtë, kështu u shpreh në “360 Gradë” në Alsat, juristja Maja Atanasova, e cila derisa flet për ndryshimet në ligjin për marrëdhënie pune përmes të cilave do të mundësohej rritje e numrit të orëve shtesë, theksoi:

    “Pse mekanizmat e tjerë që i ofron ligji për marrëdhënie pune nuk janë mjaftueshëm të mirë, që t’i mbroj qytetarët nga puna shtesë. Kemi mekanizmin e ashtuquajtur punë me turne, kemi shpërndarjen e kohës së punës, kemi mundësinë e punësimeve shtesë në rast se nevojitet për diçka që duhet të përfundohet…kemi nevojë për sqarim, diçka që do ta arsyetoj qëllimin e rritjes së kufirit të punës shtesë, vetëm për këtë grup”, tha Atanasova. 

    Kamillovska-Tërpovska: Pse një projekt që është për të mirën e qytetarëve të trajtohet si i fshehtë?

    Për menaxheren e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë, Snezhana Kamillovska-Tërpovska, është e pakuptimtë që marrëveshja me Behtel dhe Enka të trajtohet si i fshehtë, sepse siç u shpreh ajo në “360 Gradë” në Alsat, bëhet fjalë për projekt për të mirën publike, gjegjësisht për nevojën e qytetarëve.

    “Retorika se ka sekrete të veprimtarisë, të cilat i nevojitet Bhtel dhe Enka, vlerësoj se nuk janë adekuate dhe se nuk duhet të shfrytëzohen në këtë terminologji, për shkak se bëhet fjalë për marrëveshje, për të cilën edhe vet Qeveria shprehet se është për të mirën e qytetarëve. Bëhet fjalë për investim kapital infrastrukturor. Nga këtu parashtrohet pyetja, pse ishte e nevojshme që qeveria të klasifikoj çfarë do qoftë marrëveshje i cili është për të mirën e qytetarëve”, tha Kamillovska-Tërpovska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fotovaltikët, dielli si burim i pavarësisë energjetike

    Lajmi i rradhës

    “Është e pamundur të mos qash” – Psikologia që trajton të mbijetuar të përdhunimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë