Austriakja 11-vjeçe përfundon me traktor në kulmin e shtëpisë, shpëton pa as lëndimin më të vogël

    Një vajzë 11-vjeçe nga St Veit an der Glan në Austri, i ka shpëtuar vdekjes për një “fije floku”, kur me traktor “fluturoi” dhe përfundoi në kulmin e një shtëpie.

    Siç raporton Kronen Zeitung, vajza kishte për qëllim të ndihmojë prindërit, duke u ulur në kabinën e traktorit në një fushë të gjelbëruar, transmeton Telegrafi.

    Në një moment traktori kishte filluar të lëviz nga një kodër dhe përfundoi në kulmin e shtëpisë. Mediat austriake raportojnë se incidenti ka ndodhur më 2 qershor, kurse traktori fillimisht kishte thyer rrethojën e oborrit dhe më pas kishte përfunduar në kulm.

    Me të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, prindërit i kishin telefonuar helikopterit të ekipeve të shpëtimit nga frika se mund të ketë pësuar lëndime trupore – ku menjëherë është dërguar në spitalin e Klagenfurtit.

    Atje mjekët konstatuan se vajza nuk është lënduar dhe se as gërvishtjen më të vogël nuk e ka në trup. E traktori është larguar nga kulmi me një vinç, ku dëmet materiale vlerësohen të jenë të mëdha. 

    Lajmi Paraprak

    Kur do të jetë i mundur dhe kur do të fillojë udhëtimi me aeroplan elektrik nëpër botë?

    Lajmi i rradhës

    “Borë e zezë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë