Autoritetet në Shqipëri sot kanë hapur provizorisht “Rrugën e Arbërit”


    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e hapjes është pritur me daulle dhe në ritmet e festës

    Rruga kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, pasi për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë.

    Rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje.

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se Rruga e Arbrit bëhet e kalueshme për të gjitha mjetet duke nisur nga ora 14:00 e ditës së sotme.

    MIE tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, që të bëjnë kujdes në rrugë, për shkak të kushteve të motit, veçanërisht në zonën e bypass-it të Murrizit.

    Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia nëpërmjet Rrugës së Arbrit do të jenë të aksesueshme të gjitha brenda dy orëve.

    Rruga përbëhet nga 6 tunele, 4 ura, ku ajo e Vashës dhe e Fshatit, ndër më të lartat në rajon dhe pjesa tjetër korsi e asfaltuar me dy sense në një total prej 70 km.

    Në tunelin e Murrizit automjetet mund të qarkullojnë nëpërmjet bypass-it deri në përfundim të punimeve. Rruga e Arbrit përfundon në Bllatë, kufi me Maqedoninë e Veriut, duke lidhur Shqipërinë me Dibrën e Madhe, Gostivarin dhe Tetovën.

    Lajmi Paraprak

    Dodik: Nuk do të heqë dorë nga planet separatiste për Republika Srbskën

    Lajmi i rradhës

    Krimi shqipfolës dhe drejtësia shqipfolëse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë