Dodik: Nuk do të heqë dorë nga planet separatiste për Republika Srbskën

    Anëtari i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik deklaroi se nuk do të heqë dorë nga planet separatiste për Republika Srbskën madje edhe nën kërcënimin nga sanksionet perëndimore, ndërsa nëse vendosen, pret që Rusia dhe Kina t’i ndihmojnë.

    Në intervistë për “Gardianin” britanik, Dodik tha se nuk është gjakftohtë në paralajmërimet se shtetet evropiane me më shumë ndikim dhe SHBA-ja do të mund të vendosnin sanksione nëse vazhdon t’i zbatojë planet e drejtuara kah ndarja e Republika Sërbska nga rendi kushtetues i BeH, por se për shkak të kësaj nuk do të heqë dorë, sepse “nuk është zgjedhur që të jetë qyqar”.

    Dodik pret që Parlamenti i RS të mbajë mbledhje speciale ndërmjet 8 dhe 10 dhjetor, në të cilën shumica qeveritare, të cilën e kontrollon ai, duhet të miratojë vendime me të cilat do të shpallen si të pavlefshme të gjitha vendimet paraprake të përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë dhe një numër i madh i ligjeve që paraprakisht ishin miratuar nga Parlamenti i BeH.

    Lajmi Paraprak

    Çka pritet të ndodhë në bisedimet për marrëveshjen bërthamore të Iranit?

    Lajmi i rradhës

    Autoritetet në Shqipëri sot kanë hapur provizorisht “Rrugën e Arbërit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë