AUTOSTRADA KËRÇOVË-OHËR | Ndërtimi vazhdon me para nga buxheti

    Edhe pas dhjetë vitesh nisje të punimeve, është larg përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër. Më 31 dhjetor skadon afati për përfundimin e saj, ndërsa akoma nuk ka përgjigje nëse do të ndërpritet kontrata me kompaninë kineze “SinoHidro”, apo do të zgjatet sërish kontrata e tyre, dhe kush do të përfundojë këtë rrugë. Në rast se e qeveria shkëput kontratën, do të shpenzohet kohë për përzgjedhjen e kompanive të reja, do të ketë padi në gjykatat e arbitrazhit, që me fjalë tjera nënkupton më shumë kohë për ndërtim. Edhe nëse zgjatet kontrata, nuk kanë të ndalur problemet që e përcjellin realizimin e këtij aksi rrugor që nga fillimi i ndërtimit.

    Vonesat disa muajshe gjatë fillimit të ndërtimit në vitin 2014, gabimet gjatë projektimit si ndërtimi i tunelit Preseka i parashikuar të ndërtohet mbi një shkëmb pa hulumtime paraprake gjeologjike që rriti koston për mbi 150 milionë euro, por edhe vonesat për shkak të zgjidhjes së çështjeve pronësore-juridike, dhe lëshimet e tjera, si mos planifikimi i hyrje-daljeve nga autostrada, tani i janë shtuar edhe paraqitja e paraqitur 11 rrëshqitje të dheut që duhet të gjejnë zgjidhje për të përfunduar atë.

    Autoritetet kanë angazhuar një ekspert të fushës i cili do të bëjë një analizë të plotë të kontratës me të gjitha pasojat. Pastaj Qeveria dhe Kuvendi do të vendosin se si do të vazhdojmë me projektin pas Vitit të Ri.

    Ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, thotë se raporti i ekspertit për kontratat Fidik do t’i dorëzohet Qeverisë për tetë deri në dhjetë ditë, pas së cilës do të dihet se si zgjatet do të vazhdojë autostrada Kërçovë – Ohër.

    “Në seancë të qeverisë do të dihen edhe hapat e radhës pasi do të fitohet një pasqyrë më të qartë për hapat e ardhshëm. Pritet që projekti të vazhdojë të financohet në vitin 2024 me mjete nga arka e shtetit që janë miratuar nga qeveria dhe do të votohen në Kuvend, ngjashëm me vitin e parë të realizimit të tij dhjetë vite më parë. Më duhet të theksoj atë që është me rëndësi se nuk ka asnjë dilemë se kjo autostradë do të përfundohet. Nuk bëhet fjalë për asçfarë ndërprerje të ndërtimit, por për atë se në çfarë rruge dhe drejtimi si dhe hapat se si do të realizohet më shpejt, dhe të jetë i sigurt për vozitje do të ofrojnë ekspertët pas përgatitjes së raporteve”, thekson Boçvarski. Për më tepër ai mund të lëshohet në përdorim edhe pjesërisht në varësi prej përfundimit të akseve të caktuara.

    Ndërtimi i autostradës Kërçovë- Ohër ishte menduar të kushtonte 375 milionë euro i autostradës së gjatë 57 kilometra, por pas anekseve të shumta shtesë ka arritur në gati 600 milionë euro.

    Për të ashtuquajturat “autostrada kineze” janë marrë para hua nga Exim Bank kineze, me dy për qind interes. Kushti ishte që ato të ndërtoheshin nga një kompani kineze, në këtë rast – “Sinohydro”. Një kilometër tani kushton mbi 10 milionë euro, ndërsa e gjithë autostrada është mbi 600 milionë si rrjedhojë e anekseve të ndryshme ku deri tani janë përfunduar mbi i 75 për qind e autostradës. Përgjigja që pritet nga analiza është se sa është në gjendje kontraktuesi dhe nënkontraktuesit të ndërtojnë këtë autostradë dhe si do të mundësohet ndërtimi i saj i shpejtë, cilësor dhe në kohë i autostradës.

    Në fund Kuvendi apo më saktësisht deputetët në bazë të të gjitha informatave që do të mblidhen do të ketë fjalën përfundimtare lidhur me ndërtimin e mëtejshëm të autostradës Kërçovë-Ohër. /koha/


    Lajmi Paraprak

    Si është në të vërtetë të punosh për Sam Altman?!

    Lajmi i rradhës

    “Bota nuk po dëgjon”/ Lufta në Gaza përmes syve të fëmijëve të pafajshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë