Autostrada Shkup – Tetovë | Paguaj që të ngasësh në rrugë me gropa!

    Fotografi ilustruese

    Kur kalon në autostradën Shkup-Tetovë, paguan në dy pika pagesore që në total kushtojnë 80 denarë, mjete që parashihen për mirëmbajtjen e autostradës.

    Po kjo është gjendja e autostradës për të cilën çdo ditë mblidhen mijëra denarë. Gropa në mes të rrugës, e e gjitha kjo vetëm pak metra larg pikëpagesës.

    Dëshmi se kjo ka kohë të gjatë në këtë gjendje është edhe veprimi i shoferëve. Ata e ndërrojnë korsinë duke kaluar tek ajo që nuk është e lejuar, vetëm e vetëm që të shmangin gropat.

     “Për shkak të kësaj autostrade Tetovë-Shkup shumë makina edhe janë dëmtuar, nëse shohim anash kësaj autostrade ka shumë mbetje të makinave që janë dëmtuar”.

    Për mirëmbajtje të autostradave në vit mblidhen 1,9 miliardë denarë, të cilat i dorëzohen ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” që është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale dhe magjistrale.

    Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët shtetërore” thonë se disa herë gjatë vitit kanë kërkuar nga “Rrugët e Maqedonisë” që ta rregulloj këtë pjesë të autostradës, por këto të fundit nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

     “Lidhur me interesimin tuaj për mirëmbajtjen e autostradës Gllumovë-Shkup ju njoftojmë se NP “Rrugët Shtetërore” gjatë vitit të kaluar disa herë me shkrim i është drejtuar Ndërmarrjes Publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të magjistraleve dhe rrugëve rajonale “Rrugët e Maqedonisë” dhe kërkoi që të kryhet rehabilitim i segmentit përkatës. Në ndërkohë NP RRSH është duke punuar në gjetjen e zgjidhjes për sanimin e segmentit”, thonë nga N.P. “Rrugët Shtetërore”

    Drejtori i Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” thotë se në mars do të filloj sanimi i këtyre gropave. Shton gjithashtu se ky lloji i asfaltit që përdoret për sanimin e autostradave nuk bëhet tek ne por është një material tjetër.

     “Në bashkëpunim me Rrugët Shtetërore, që shpresoj që do kemi bashkëpunim të mirë mendoj se këtë vit kur do të fillojë sezoni i ndërtimit të rrugëve apo kur do të rregullohen kushtet klimatike për të asfaltuar mendoj se bashkërisht do ta realizojmë edhe këtë.  -Sipas juve kur mund të fillojë? -Pas muajt mars apo në mes të marsit varet nga kushtet klimatike deri atëherë ne duhet dokumentacionin ta bëjmë gati”, theksoi Konstadin Acevski, drejtor “Rrugët e Maqedonisë”

    Në vitin 2021 janë realizuar të ardhura prej 46,4 milionë euro nga pikëpagesat, para duhej të shkojnë për mirëmbajtjen e autostradave.  Kjo është për 2,8 milionë euro me shumë në krahasim me vitin 2019 para pandemisë, e për 12,1 milionë euro më shumë në raport me 2020-tën, kur vendkalimet kufitare ishin të mbyllura deri në gjysmën e dytë të majit. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Gjermania: Maqedonia dhe Shqipëria në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid-19

    Lajmi i rradhës

    ASh për rastin “Maxhar Telekom”: Kësaj radhe BDI-së i zuri sharra në gozhdë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë