ASh për rastin “Maxhar Telekom”: Kësaj radhe BDI-së i zuri sharra në gozhdë

    Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazë padinë për shpifje të Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit ndaj Sllobodan Bogoevskit lidhur me dëshminë e këtij të fundit për rastin “Magyar Telekom”. Kujtojmë se akuzat për shpifje kanë qenë drejtëpërdrejt për dëshminë e Bogoevskit në Gjykatën e New York, që nënkupton se gjykata i ka dhënë të drejtë Bogoevskit dhe ka refuzuar dy të akuzuarit, Ahmetin dhe Xhaferin, kështu thonë nga Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikate për Nistori.

    “Ne mbetemi në qëndrimin se gjykatat në vend janë të politizuara, por kësaj radhe sharra ju zuri në gozhdë, sepse përballë kanë drejtësinë amerikane. Kësaj drejtësie nuk do të mund t’i ikni, ndërsa përveç politikanëve të korruptuar, së shpejti përgjegjësi do të mbajnë edhe ata gjykatës e prokurorë që kanë zvarritur, fshehur e amnistuar krimet e tyre. Këto ditë, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, paralajmëroi se lista e zezë amerikane do të plotësohet edhe me emra të tjerë të politikës nga vendet e Ballkanit. Të jeni të bindur se nga kjo drejtësi nuk do të mund të ju shpëtojnë as Swarovski dhe as Luis Viton gjykatësit e prokurorët”, kumtojnë nga ASh.

    Ata shtojnë, se drejtësia do t’i godet edhe arushat e mbrojtura të BDI-së nga regjimet e njëpasnjëshme në vend. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Autostrada Shkup – Tetovë | Paguaj që të ngasësh në rrugë me gropa!

    Lajmi i rradhës

    Arrihet marrëveshja për ngrohjen qendrore në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë