Avokati Davidoviq: Lirimi i Mijallkovit është ringjallje e vlerave europiane

    Avokati i Sasho Mijalkovit, Zvonko Davidoviq, konsideron se lirimi i klientit të tij sot është “vlerë europiane”.

    “Vlerat europiane kanë filluar të ringjallen në vend, sepse një garanci kaq e lartë dhe kaq shumë kohë në paraburgim nuk është ofruar deri më tani. Është e paqartë se garancia tashmë është refuzuar një herë. Gjyqësori ka aftësi dëgjimi dhe ka filluar të pranojë garancione”, thotë Davidoviq, përcjell Nistori.

    Sipas tij, aktualisht në kadastër është duke u zbatuar vendimi për vendosjen e hipotekës, gjegjësisht garancisë dhe më pas kur të zbatohet, vendimi do të bëhet i plotfuqishëm dhe Mijallkov do të lirohet.

    Ish-drejtori i DSK-së ka dhënë garancion mbi 11 milionë euro dhe përbëhet nga pasuria e paluajtshme dhe të luajtshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    SHTRENJTIME DRASTIKE: Shportat bosh të fundvitit, çmimet në stratosferë

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria kërkon masë paraburgimi për Mijallkovin, ekziston rreziku për arratisje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë