Avokati i Popullit me ankesa të mëdha për gjyqësorin

    Gjyqësori kryeson listën e ankesave të cilat qytetarët i paraqesin pranë zyrës së Avokatit të popullit, ndërsa më së paku me këtë zyrën që e drejton Naser Zyberi bashkëpunon Prokuroria Themelore Pubike. Kjo u nga Avokati i Popullit në prezantimin e raportit për gjysmën e parë të vitit 2021, me rastin e ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Zyberi tha se ka mungesë të bashkëpunimit me shumë ministri dhe institucione tjera.

    Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, Avokati i popullit ka pranuar gjithsej 1760 parashtresa, ndërsa ka hapur procedurë dhe ka ndërmarrë veprime për 1097 parashtresa.

    ““Pas veprimeve të ndërmarra, 436 kanë dërguar përgjigje në afatin e përcaktuar me ligj, 865 janë përgjigjur pas afatit ose pas veprimeve plotësuese të ndërmarra nga Avokati i popullit (61,04%), ndërsa sipas 116 veprimeve nuk janë përgjigjur”, deklaroi Naser Zybiri, Avokat i Popullit.

    Ziberi u bëri thirrje institucioneve dhe organeve që bëjnë mbikëqyrje e punës të atyre institucioneve që të ndikojnë në vendosjen e bashkëpunimit me Avokatin e Popullit.
    Ndërsa profesori i të drejtës kushtetuese, Svetomir Shkariq, ka kërkuar që Institucioni Avokat i Popullit të jetë më kritik ndaj pushtetit.

    Edhe pse ju jeni pak mbështetës ndaj pushtetit, por nuk duhet, e shohim se jeni të kënaqur nga puna juaj, por duhet nivel i lartë i kritikës, duhet saktësi për shkak se pushteti është i uritur gjithmonë. Gjithmonë, gjithçka që i del para, pushteti dëshiron ta kapërdijë”, tha Svetomir Shkariq, profesor universitar.

    Në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, gjykatësja Marijana Llazarova – Trajkovska, tha se Institucioni Avokat i popullit është partner i rëndësishëm i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut.

    “Shumë persona nuk mund të arrijnë deri tek gjykata por gjenden në situatë shumë të vështirë kur është në shprehje mbrojtja e të drejtave të njeriut. Këtu dua të përmend personat e bashkësisë rome të cilët më së shpeshti i lidhim me të drejtat sociale, me të drejtën e arsimit të drejtën për punë”, u shpreh Marijana Llazarova – Trajkovska, gjykatëse.

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut më 12 dhjetori të vitit 1948,por sipas Komitetit të Helsinkit që gjithashtu shënoi këtë ditë, edhe shtatë dekada nga miratimi i deklaratës ideali i barazisë është ende i paarritshëm dhe kriza globale e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit duket se e ka thelluar edhe më shumë mosrespektimin e të drejtave të njeriut. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Real Madrid planifikon të rikthej Ronaldon

    Lajmi i rradhës

    Reagon antikorrupsioni ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për “Behtel-Enka”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë