Aziri: Kërkojmë rrëzim të qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme | ASh mbështet Gashin për mandatar

    Aleanca për Shqiptarët ka bërë sot thirrje për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas Elmi Azirit nga kjo parti, pushteti aktual edhe njëherë dështoi në përmbushjen e kushteve për marrjen e datës, për fillim të negociatave me BE-në.

    “Kalon edhe viti 2021 pa datë për hapjen e negociatave për anëtarësimin e RMV-në në Bashkimin Evropian. Nga këtu bëjmë thirrje për rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dje për të satën herë me radhë Këshilli Evropian nuk dha dritën e gjelbër për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kjo dëshmon se regjimi LSDM-BDI, ka dështuar në përmbushjen e kushteve të Bashkimit Evropian. Veçanërisht sa i përket shtetit të së drejtës dhe zbatimin e traktatit të miqësisë me republikën e Bullgarisë të gushtit të vitit 2017”, tha Aziri.

    Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët derisa komentoi deklaratën e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski u shpreh se edhe për ASH-në është e pranueshme që Afrim Gashi të jetë mandatar në vend të Dimitar Kovaçevskit.

    “Sigurisht që kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka vërejtur se Afrim Gashi ka kapacitet për të zgjidhur krizat me të cilat përballet vendi, përfshi atë ekonomikë, energjetike, shëndetësore si dhe ka kapacitet për ta integruar vendin në Bashkimin Evropian, atëherë dhe ne si ASH do ta mbështesim këtë propozim”, deklaroi Elmi Aziri, ASh.

    Lajmi Paraprak

    Kur shiten si “anonime”, dëshmitë mund të jenë joekzistuese, mjeku Fazliu: Vaksinat parandalojnë vdekjen!

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tetovës: Keqpërdorimet e udhëheqësisë së kaluar do të dërgohen në prokurori

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë