Komuna e Tetovës: Keqpërdorimet e udhëheqësisë së kaluar do të dërgohen në prokurori

    Foto: Lirim Shabani

    Pas vendosjes së billbordit nëpër Tetovë me vlerën e borxhit, komuna paralajmëron se keqpërdorimet eventuale do të dërgohen në Prokurori.

    Nga komuna thonë se akoma po bëhet revizioni i brendshëm i punës së kryetares së mëparshme dhe mënyrës së harxhimit të parave publike.

    “Momentalisht revizioni i brendshëm, po punon në këtë drejtim dhe të gjitha parregullsitë që do të evidentohen nga revizioni, do të dërgohen në Prokurori. Nëse do të jetë e nevojshme, do të bëhet edhe angazhimi i revizionit të jashtëm. Gjithashtu, jemi në fazë të shqyrtimit të mundësive të zbutjes së borxhit dhe daljes nga kjo krizë e krijuar tetë vite me radhë”, theksojnë nga komuna e Tetovës.

    Ndërkohë banorët e Tetovës shprehen skeptik se dikush do të mbajë përgjegjësi për borxhin e komunës, në vlerë prej 24 milion eurove.

    “Duhet të ketyë përgjegjësi, duhet të ketë patjetër, nëse kemi shtet të së drejtës, megjithatë vetëm dhjetë për qind kam besim se do ketë përgjegjësi, ashtu e kemi shtetin neve”.

    “Nuk besoj në asgjë më. S`kemi shtet neve me pas shtet po por nuk kemi neve. Edhe partitë shqiptare janë zero, për popullin nuk mendojnë aspak. Papunësia madhe është”.

    “Populli duhet ta vlerësoj këtë. Problemi është krejt te populli, populli e voton dhe populli duhet të lyp llogari, se jo s`ka ligj këtu, s`funksionon asgjë”.

    Për borxhin marramendës të komunës Alsat tentoi të kontaktojë edhe ish kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi, por pa sukses.
    Borxhi total i Tetovës, është 24 milion euro, 14 prej të cilave janë borxh i komunës, ndërsa 9.7 është borxhi i ndërmarrjes publike komunale Tetova, e pasuar nga Parkingjet e qytetit, me borxh prej 77.600 euro./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Aziri: Kërkojmë rrëzim të qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme | ASh mbështet Gashin për mandatar

    Lajmi i rradhës

    Për import në Gjermani, kompanitë duhet të plotësojnë standardet ekologjike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë