BALLKANI I HAPUR | Qytetarët e RMV: Aspak efektiv, nëpër kufi përsëri presim gjatë

    Nisma Ballkani i Hapur, për të cilin liderët thonë se ka arritur majat e pritjeve, në fakt ka dhënë rezultate minimale në ekonomi. Kështu vlerësojnë ekonomistët teksa thonë se nga kjo nismë mezi se janë ngjallur dy iniciativa. Ndërkohë edhe udhëtarët ankohen se presin me orë të tëra në kufi, edhepse u promovua “one stop-shop”.

    ”Premtimet e liderëve shtetëror se Ballkani i Hapur ka arritur majat e efikasitetit të tij, sipas qytetarëve nuk janë të sakta. Këtë më së miri e dëshmojnë pritjet e gjata nëpër kufi. Qytetarët thonë se ata presin më shumë se një orë e gjysmë për të kaluar vetëm një pikë kufitare”.

    “Jo nuk ka aspak efekt. Sa kohë ka që prisni në kufi? Dy orë, deri tash dy orë ka që pres këtu., Serbi-Maqedoni”.

    “Pozitive nuk ka asgjë nga ajo, të paktën nëpër kufi”.

    “Saktë një orë. Unë sa e shoh nuk është. Presim gjatë. A shpresoni se do të jetë mirë? Nuk e di vetëm nëse atje shpejtohen pakë dhe i shohin pasaportat më shpejtë”.

    “Diçka të shpejtohet, ja fëmijët rrinë e presin. Të paktën për fëmijët nëse jo për diçka tjetër”.

    “Si çdo herë. Jo ballkan i hapur, ky është Ballkan i Mbyllur. Kamionët presin, mos të të them më shumë por nja dy kilometra. Nuk bëhemi ne asnjëherë derisa nuk ndalet krimi, korrupsioni, rrenat dallaveret, asnjëherë ne nuk bëhemi. Për fat të keq, 35 vite ne jetojmë në kurbet, sa herë që vijmë shpresojmë të bëhet më mirë, por po bëhet më keqe. Nuk ka Ballkan të Hapur, Ballkani i Hapur do të thotë kufijtë të jenë të hapur jo të mbyllur”.

    Nga pikën kufitare në Tabanoc, përfaqësuesit e MPB-së thonë se i kanë shtuar kapacitetet e punës së tyre dhe për të lehtësuar kalimin e udhëtarëve.

    “Për sezonin e verës, tash sa kanë përfunduar punimet në kufi, për shkak se u zgjerua kufiri aty ku ka qenë në anën e kundër dhe tash posedojmë edhe dy sportele në anën e kundërt. Do të mundohemi që brenda ditës në mënyrë selektive ose me kërkesë të ministrisë sonë të punojmë në mënyrë selektive për të mos pritur aq gjatë udhëtarët”, deklaroi Sefedin Salihi, përgjegjës i ndërrimit në P.K. “Tabanoc”.

    Po kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se Ballkani i Hapur ka dhënë shumë efekt në zhvillimin e bizneseve mes tre vendeve anëtare.

    “Këmbimi tregtar i jashtëm mes Maqedonia e Veriut dhe Serbisë lidhur me vitin 2019 është rritur për 50%, këmbimi tregtar i jashtëm mes Maqedonia e Veriut dhe Shqipërisë lidhur me vitin 2019 është rritur për 40%”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

    Nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se efektet e Ballkanit të Hapur janë tepër minimale, derisa vendet kanë potenciali tepër të madh

    “Nëse shohim realisht, nga ajo iniciativë Ballkani i Hapur, mezi janë ngjallur dy iniciativa, nuk mund të lavdërohemi ne se ku me e di se çfarë revolucioni administrativ është bërë në këtë periudhë kohore. Nëse shihen punët realisht mendoj se është më tepër mbështetje morale e të gjithë këtyre qeverive, me këto takime u prezantuan mundësitë që mund të pasojnë e kështu me radhë dhe kompanitë u bënë të vetëdijshme se duhet të punojnë në këto tregje”, deklaroi Trajan Angellovski, LOE.

    Nga Aleanca për Shqiptarët, që është pjesë e Qeverisë vlerësojnë se Ballkani i Hapur në vend se të rrisë mirëbesimin dhe forcimin e frymës së bashkëpunimit, polarizoi edhe më tepër Ballkanin Perëndimor në një kohë tanimë të trazuar për rajonin dhe kontinentin. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Jemi të zhgënjyer” / Aggeler: ShBA investoi në gjyqësorin e RMV, por nuk po shohim përmirësime

    Lajmi i rradhës

    Blegtori nga Bozovca ishte me fat që ariu u ngatërrua para stanit – ndryshe do t’ia hante të gjitha delet (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë