Blegtori nga Bozovca ishte me fat që ariu u ngatërrua para stanit – ndryshe do t’ia hante të gjitha delet (Video)

    Pas lajmërimit nga një banor i fshatit Bozovcë se një ari është ngatërruar-bllokuar në stanin e tij, I.P.P.K. Mali Sharr së bashku me ekspertët e Institucionit Publik Kopshti Zoologjik i qytetit të Shkupit organizuan aksion për lirimin e kafshës, përcjell Nistori.

    “Mashkulli i rritur, i cili kishte ngelur në kabllo për rreth 10 orë, ishtei lodhur dhe i frikësuar dhe pas 3 orësh punë, Bozo është liruar me sukses. Arinjtë janë banorë rreptësisht të mbrojtur të Malit Shar, dhe popullata vendase nga fshatrat malore jeton në harmoni me natyrën. Falenderojmë pronarin e stanit që raportoi ngjarjen në mënyrë që ariu të lirohet. Falenderojmë edhe punonjësit e policisë për përpjekjet e tyre për sigurimin e terrenit, si dhe të gjitha institucionet tjera kompetente me të cilat është koordinuar aksioni”, thonë nga Parku kombëtar Mali Sharr.

    Blegtori Fikret Dalipi për Nistorin tha se ariu do të rrezikonte delet e tij, nëse nuk do të bllokohej në tel, por fatmirësisht edhe ekipi mbrojtës kanë arritur në vend ngjarje për ta zgjidhur problemin. Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që banorët e fshatrave të malësisë së Tetovës përballen me arushën. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BALLKANI I HAPUR | Qytetarët e RMV: Aspak efektiv, nëpër kufi përsëri presim gjatë

    Lajmi i rradhës

    (Dez)informata – për një klikim më shumë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë