“Jemi të zhgënjyer” / Aggeler: ShBA investoi në gjyqësorin e RMV, por nuk po shohim përmirësime

    “Investimi” ynë në progresin e sistemit gjyqësor nuk dha “kthimet” e pritura, tha ambasadorja e ShBA-së në Maqedoni, Angela Aggeler në një intervistë të shtunën për gazetën Capital, përcjell Nistori.

    “Sa i përket progresit në sistemin gjyqësor, jemi të zhgënjyer. Në tridhjetë vitet e fundit kemi investuar gjysmë miliardë dollarë amerikanë në programet për sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, por nuk po shohim përmirësim dhe reforma që prisnim për një investim kaq të madh. Sepse korrupsioni sistemik në të gjithë vendin, në të gjithë sektorët, ka një ndikim më të drejtpërdrejtë te njerëzit që jetojnë këtu, sesa te ne. Ju të gjithë meritoni një shoqëri, sistem gjyqësor, një qeverisje që të jetë transparente dhe t’ju shërbejë juve – qytetarëve. Kjo shtë një bazë për një demokraci të drejtë dhe funksionale. Ky duhet të jetë fokusi i Qeverisë, pavarësisht se cila parti është në pushtet. Gjyqësori duhet të jetë degë e pavarur, plotësisht e financuar dhe jopolitike e qeverisjes. Liderët politikë duhet të përpiqen për këtë dhe qytetarët duhet ta kërkojnë”, tha Aggeler në intervistë.

    Në lidhje me pretendimet e opozitës për korrupsion në korridoret 8/10a, ambasadorja amerikane përsëriti se, “nëse ka pretendime për korrupsion në lidhje me korridoret 8/10a, hetoni ato! Nëse gjeni veprimtari kriminale, përndiqni!”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiç kërkon municion

    Lajmi i rradhës

    BALLKANI I HAPUR | Qytetarët e RMV: Aspak efektiv, nëpër kufi përsëri presim gjatë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë