“Ballkani i Hapur” | Qytetarët nuk presin rezultate

    “Ballkani i Hapur”, sipas qytetarëve nuk do të japë efektet e dëshiruara sidomos në afat të shkurtër. Të anketuarit thonë çdo punë pozitive që do të afronte popujt duhet të mbështet, por kjo duhet të ndodhë në praktikë e jo vetëm daklarativisht. Qytetarët thonë se derisa lëvizja është e kufizuar dhe ka pengesa nëpër kufi, vështirë se do të ketë zhvillim dhe bashkëpunim mes rajonit.

    “Gjithsesi se është pozitive, në aspekt ekonomik, njerëzor, në aspektin kulturor. Kufijtë nuk duhet të ekzistojnë…. përpjekjet që bëhen janë hap pozitiv sepse deri më tani nuk kishte hap. Vuçiqi këtë e shtyu dhe e ka ide super të mirë”, tha një qytetar.


    “Siç po e promovojnë ato, shpresojnë se do të bëhet mirë, por jam pesimist… Sikur gjithmonë po e shohim se kur vijnë mërgimtarët ata ankohen në kufi, kanë pritje të gjata, maltretime nëpër kufi”, tha një qytetar tjetër.

    Kufijtë sidomos në atë kohë duhet të jenë më të hapur , duhet të ketë më shumë lehtësime, siç e dimë pjesa më e madhe shqiptare jemi në mërgim dhe do të jetë e mirëpritur edhe nga mërgimtarët edhe nga vendorët. Sepse edhe leverditë ekonomike gjithmonë janë nga mërgimtarët. Kur vijnë ata këtu gjithçka vendoset në lëvizje”, u shpreh një qytetar.

    “Ne kemi përvojë nga ish-Jugosllavia, nuk e di çka ka ndryshe aty? Asgjë nuk ka dallim, është pozitive, të paktën për mua, për moshën time”, tha një tjetër qytetar.

    Disa nga qytetarët nuk janë të informuar fare për “Ballkanin e Hapur”, e disa të tjerë ironizojnë duke e krahasuar me ish-Jugosllavinë.

     Ju jeni të ri, por Titoja këtë e kishte para shumë vitesh, me vendet e pa inkuadruara çka u bë? Tani të njëjtën e dëshirojnë, kopje. Nëse bënte do ta vazhdonin atë, nëse nuk bënte, atëherë nuk bën, e çka bëjnë tani ‘bajram me mendje’. Nuk shkon kjo punë kështu. Sistemi të funksionojë nga themelet, ajo është ilaçi i shtetit, deklaroi një qytetar.

    “Ballkani i Hapur” është nismë ekonomike dhe politike e bazuar në vlera të bashkimit Evropian, në të cilën bëjnë pjesë tre vende, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ideja e kësaj nisme është të sigurojë mundësi më të mëdha dhe më të mira për tregti, këmbim të punëtorëve, studentëve dhe njohurive, si dhe nxitje të integrimit të mëtutjeshëm në BE, duke e promovuar me atë rast kulturën dhe traditën e tre vendeve. Deri më tani mes tre shteteve janë nënshkruar një sërë marrëveshjes për bashkëpunim, numri më i madh i të cilave nuk kanë filluar të zbatohen në praktikë. /alsat/

    Lajmi Paraprak

    SIPRI: Bota po hyn në një prej periudhave më të rrezikshme në histori

    Lajmi i rradhës

    Bullizmi | Mësimdhënësit bojkotuan trajnimin, zhvillohej në gjuhën maqedone

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë