Zaevi propozon që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor, opozita e kundërshton

    Kryeministri Zoran Zaevi paralajmëroi se do të kërkojë pëlqim nga partitë që zgjedhjet lokale në shtet të mbahen më 31 tetor, me qëllim të mos përkojnë me Regjistrimin. Kjo praktikisht do të nënkuptojë shtyrjen e zgjedhjeve duke pasur parasysh atë që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi paraprakisht paralajmëroi se sipas Kushtetutës zgjedhjet do të duhet të mbahen më 17 tetor.

    “Kemi arsye për shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa kjo gjithsesi është regjistrimi i cili do të zbatohet në shtator, dhe nuk duam që fushata të mos përkojë me të, dhe gjithsesi arsyeja për shtyrje është pandemia. Ashtu që nëse nuk ndryshohet kjo me ligj zgjedhjet duhet të jenë më 17 tetor, dhe do të ketë përkim të fushatës me Regjistrimin. Propozimi është dominant që zgjedhjet të jenë më 31 tetor, nëse bien dakord edhe kjo do të përfshihet në Kodin Zgjedhor”, deklaroi Zaevi.

    Marija Miteva nga VMRO-DPMNE-ja reagojnë se Zaevi ka caktuar datë për mbajtjen e zgjedhjeve pa konsultim paraprak me partitë e tjera politike, që, sipas partisë, edhe një herë e konfirmon faktin se ai druan nga mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe gjykata e popullit.

    Në qëndrim të njëjtë janë edhe partitë e shqiptarëve në vend të cilat janë në opozitë. Edhe ata bien dakord se sipas Kushtetutës zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor dhe theksojnë se kjo datë është propozim i tyre. Nuk shohin arsye të bazuar për shtyrjen e datës.

    Pas propozimit të kryeministrit dhe lider i LSDM-së, qëndroi partneri i koalicionit Besa, ndërsa pritet të prononcohen nga BDI-ja.

    Përveç datës për mbajtjen e zgjedhjeve temë aktuale është edhe bashkëpunimi midis partive dhe koalicioneve.

    Lajmi Paraprak

    Zbulime të reja nga qyteti i fundosur antik në Egjipt

    Lajmi i rradhës

    Si mund të bëheni turist në Hapësirë dhe sa mund t’ju kushtojë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë