Banorët e Novosellës do t’i radikalizojnë protestat, nuk kanë siguruar ende drutë e dimrit

    Dhjetëra familje të fshatit Novosellë të komunës së Bogovinës nuk kanë siguruar ende drutë e dimrit, edhe pse jetojnë në malësi. Shkak për këtë, sipas banorëve të Novosellës, është pikërisht drejtori i Parkut kombëtar “Mali Sharr” i cili nuk jep leje për prerje të druve.

    “Diku në muajin prill, drejtori i parkut iu premtoi qytetarëve të Novosellës se për çdo qytetar që është rezident në Novosellë, do ketë nga dhjetë kubik dru për familje. Mirëpo që nga prilli e deri më sot, jemi duke pritur nga drejtoria të na lëshohen dru”.

    “Nuk ka kohë më për të pritur, sepse çdo ditë në mëngjes mund të zgjohemi me borë, ndërsa familjet janë pa dru për nxehje. Ne do i radikalizojmë protestat dhe do bllokojmë rrugët, sepse jetojmë në mal e dru s’kemi, ne s’kemi asnjë benefit si transporti apo gazi, të vetmin mjet e kemi drurin dhe këtë s’na japin. A është kjo praktike për të ik prej fshatrave që na detyrojnë të shkojmë ta blejmë drurin. Nëse ky është qëllimi ua bëjmë me dije se ne nuk ikim nga fshati jonë”.

    “Është alarmante jashtë mase, por është edhe kulturalisht një dështim. Kryetari i bashkësisë lokale e ceku në aspektin institucional, pra është turp sepse s’du të merrem me politikë, por kjo i detyron njerëzit që jetojnë këtu ta braktisin vendin. Nuk është njerëzore njerëzit që jetojnë në mal të kenë mungesë druri. E shihni temperaturën sot”.

    Nga ana tjetër, drejtori i Parkut Kombëtar për Alsat është shprehur se për tu pajisur me leje për prerje të druve nuk ka asnjë pengesë, por se banorët nuk kanë bërë kërkesë zyrtare.

    “Sigurisht do kujdesemi që banorët rezident të furnizohen. Me nismën e parkut unë kam vizituar gjitha fshatrat e Parkut kombëtar e kemi biseduar për furnizimin me masë drurore nga prona e shtetit. Por sigurisht që presim edhe Novosella të na drejtohet me një kërkesë për tu furnizuar me masë drurore, edhe pse kemi biseduar por presim kërkesën nga banorët për furnizim me masë drurore nga prona shtetërore”, tha Ibrahim Dehari, drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

    Banorët e Novosellës, kanë deklaruar se, nëse ky problem nuk zgjidhet brenda ditësh, ata do të radikalizojnë protestat e tyre. Në situatë të këtillë janë edhe shumë fshatra të tjerë të malësisë së Sharrit, të cilët, pas themelimit të Parkut kombëtar, hasin në vështirësi për sigurimin e lejes për prerje të druve për ngrohje.

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi nuk e ka problem t’i ulet rroga, ndërsa Osmani ankohet se nuk ia del pa të

    Lajmi i rradhës

    Kodi Penal prek 21 akuza të ish-PSP-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë