Banorët e Orllancës rrezikojnë shëndetin nga deponitë ilegale

    Fotografia: Emir H

    “Kjo deponi ilegale në rrugën e vjetër nga Haraçina për në Likovë ka pritur e ka përcjellë shumë kryetarë komunash dhe shumë ministra ekologjie. Të njëjtët në fillim të mandatit shpalosnin vizione të mëdha për mënyrën se si do ta zgjidhnin problemin. Megjithatë siç flet edhe vet pamja, fjalë ka pasur shumë, e punë aspak”.

    Kur përmendin fshatin na vjen në mendje ajri i pastër, por vetëm pak minuta pasi qëndruam aty filluam të ndjejmë ndezje në kraharor. Me këtë ndjenjë zgjohen e jetojnë çdo ditë banorët e fshatit Orllancë që ndodhet shumë pranë deponisë në fjalë. Enver Sadiki, banor i këtij fshati, thotë se nuk guxojnë të hapin dritaret për të ajrosur shtëpinë, sepse në vend të ajrit të pastër, shtëpia mbushet me erë mbytëse që vjen nga djegia e mbeturinave.

    “Para pak kohës, nëna ime tha se po digjet diçka në shtëpi, por sigurisht, aroma vjen prej lart. Ndodh ndon    jëherë kur digjen më shumë mbeturina atje lart, fshati nuk shihet fare nga tymi. Kur ka djegie duhet t’i mbyllim patjetër dritaret dhe dyert dhe të dalim jashtë vetëm nëse patjetër kemi nevojë”, deklaroi Enver Sadiki- banor i Orlancës.

    Kjo deponi po helmon tashmë disa breza. I moshuari Nezir Neziri thotë kjo mbeturinat po ju shkatërrojnë shëndetin, sepse ndotja e ajrit është shumë e lartë, veçanërisht në rastet kur aty ndizen zjarre.

    “Këto mbeturina janë tashmë shumë vjet aty. Na pengon. Dhe sa herë jemi lutur kemi reaguar dhe nuk është bërë gjë. Nuk kanë punuar asgjë për ta hequr për t’i dërguar mbeturinat diku më larg. Shumë njerëz po na sëmur kjo deponi. Në shëndet po na pengon. Shfaqen sëmundje”, u shpreh Nezir Neziri- banorë i Orlancës.

    Nga komuna e Likovës thonë se deponitë ilegale kanë kaluar nën kompetencat e pushtetit qendror dhe presin t’i informojnë prej atje se kur mund të nisin me dislokimin e mbeturinave në një deoni rajonale, por se kur do të ndodh diçka e tillë nuk japin informacione. Banorët e Orlancës janë “ mes dy zjarreve”, sepse përveç deponisë ilegale të përmendur më sipër, shumë pranë kanë edhe deponinë e Haraçinës. Kjo e fundit gjithashtu i ngjan një deponie ilegale, por me të vetmin dallim se është e rrethuar me mur. Kryetari i Haraçinës, Ridvan Ibraimi, shpreson në arritjen e marrëveshjes për dislokimin e të njëjtës në deponinë kryesore “ Drislla”.

    “Sot në territorin e Haraçinës, menaxhon një njeri, një person fizik, sipas informacioneve që kam, as person juridik nuk është. I ka disa kamionë dhe del bën grumbulimin e mbeturinave dhe i hedh në dajle të territorit tonë. Në kuadër të komunës të kemi ndërmarrjen komunale dhe ajo të bëjë menaxhimin e mbeturinëve. Do të ia vlejë që mbeturinat të përfundojnë në “ Drislla”, tha Ridvan Ibraimi- kryetar i Komunës së Haraçinës.

    Premtimet të tilla ka pasur edhe nga paraardhësit e kryetarëve të Haraçinës dhe Likovës, në veçanti gjatë fushatave zgjedhor duke e ditur këtë si pikë të dobët nga banorët për të siguruar vota, megjithatë problemi është lënë në trashëgimi nga njëri tek tjetri. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Derivatet e naftës në RMV shtrenjtohen vazhdimisht, KRrE ngre supet

    Lajmi i rradhës

    Pushteti akuzon opozitën për bllokim të qëllimshëm të Kuvendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë