Derivatet e naftës në RMV shtrenjtohen vazhdimisht, KRrE ngre supet

    Për të tetën javë radhazi rritet çmimi i karburanteve. Nga mesnata benzina do të shitet me çmim më të lartë për një denar, ndërsa dizeli do të jetë gjysmë denarë më i shtrenjtë në krahasim me javën e kaluar.

    Benzina 95 në shtatë ditët e ardhshme do të kushtojë 82 denarë, 84 denarë do të kushtojë një litër BS 98, ndërsa çmimi i ri i naftës është 74 denarë.

    Çmimet e reja të karburanteve:

    BS 95            – 82 DENARË

    BS 98            –  84 DENARË

    Eurodizeli    – 74 DENARË

    Nga KRRE për Alsat thonë se nuk kanë fuqi t’i ngrijnë çmimet e karburanteve, siç e bënë një pjesë e vendeve në rajon e as të marrin vendim për uljen e çmimeve me pakicë.

    “Në këtë moment vështirë është të thuhet deri ku mund të mbërrijë çmimi në bursat botërore në linjë rritjeje, duke pas parasysh se bursat botërore për momentin janë shumë të ndjeshme ndaj çdo informacioni lidhur me krizën Ukrainë- Rusi, por edhe me pasigurinë e firmosjes ose jo të marrëveshjes me Iranin. Për momentin ka shumë faktorë që ndikojnë në bursat botërore dhe për fat të keq situata është ajo që e kemi tani”, tha Marko Bislimovski, kryetarë i KRRE-së.

    Për momentin, Qeveria nuk njofton se do të heqë dorë nga një pjesë e parave që merr nga shitja e derivateve.

    Pra, më shumë se 40 për qind të çmimit të një litri karburant e merr shteti.

    Përveç kësaj, autoritetet nuk heqin dorë nga synimi i tyre për të sjellë të ashtuquajturat Taksa mjedisore, e cila nëse kalon në Kuvend, do ta rrisë edhe më tej çmimin e karburanteve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    40 mijë turistë e vizituan Maqedoninë në dhjetor të 2021

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Orllancës rrezikojnë shëndetin nga deponitë ilegale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë