Banorët e Tetovës duan më shumë hapësira të gjelbra

    Foto: Ramadan Abdiu

    Mungesa e gjelbërimit në qytetin e Tetovës ka nxitur dhjetëra intelektualë të firmosin peticion nëpërmjet të cilit kërkojnë nga kreu i Komunës që të shfrytëzojë mundësinë e fundit për krijimin e shiritit të gjelbër, apo kthimin e disa vendeve të parapara për ndërtim, në parqe dhe gjelbërim.

    “Sipas rregullit urbanistik, në qytet duhet të ketë të paktën nëntë metër katror gjelbërim për kokë banori, ndërkohë në qytetin tonë, besoni ose jo, ka vetëm 20 centimetra gjelbërim për kokë banori”.

    “Një park i këtillë parashohim të formohet në anën e djathtë të bulevardit “V S Bato”, nga udhëkryqi me rrugën “29 nëntori”, rruga “Boris Kidriç, si dhe në anën e majtë dhe të djathtë të të njëjtit bulevard deri në udhëkryqin me rrugën “Pish” apo hapësira e njohur si Qendra sportive, parku i gruas, Monopoli dhe hapësira “Shik Jellak”, si hapësira e fundit e pashfrytëzuar në Tetovë , hapësirë me pronësi dominonte shtetërore”, tha Darian Sotiroski, Nisma për gjelbërim.

    Këtë nismë e kanë mirëpritur edhe banorët e Tetovës. Ata thonë se për të shijuar pak gjelbërim, shpesh marrin fëmijët dhe ikin në Shkup dhe Gostivar.

    “Shpesh e bëjmë këtë, unë jam prind i një vogëlushi e që shpesh shkojmë në Shkup apo kodër të Diellit se parku na mungon”, thotë një banor.

    “Duhet, përgjithësi duhet të ketë për rininë për pleqërinë, të ketë ku të dalin të pushojnë, sa më tepër të ketë aq më mirë është”. Shprehet një banor tjetër.

    “Shumë na duhet gjelbërim shumë. Gjithçka është në ndërtim, gjelbërim nuk ka askund as për fëmijët e vegjël ku t`i nxjerrësh të luajnë, andaj kërkojmë vende tjera, afër lumit apo diku, sepse në qytet nuk kemi”, thekson një banor.

    Nisma e dërguar sot nga dhjetëra intelektualë të Tetovës, është dorëzuar në këshillin komunal, për të cilën pritet të diskutohet në seancën e radhës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Milloshoski i përgjigjet Osmanit: A do të jetë sërish fajtor Naqe?

    Lajmi i rradhës

    Nedellkov: Pagat e mësimdhënësve të varen nga pikët e vlerësimit të mësimdhënësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë