Nedellkov: Pagat e mësimdhënësve të varen nga pikët e vlerësimit të mësimdhënësve

    Zbatimi i Marrëveshjes kolektive është zgjidhja më e mirë dhe nuk ka nevojë fare për ligj të ri për mësimdhënësit, i cili ka shkaktuar debat të ashpër mes pushtetit dhe opozitës në kuvend, shkruan Alsat.

    Sipas kreut të SASHK-ut, Jakim Nedellkov është e papranueshme që pagat e mësimdhënësve të varen nga pikët e vlerësimit të mësimdhënësve, siç parashikon propozim Ligji dhe në rritjen e pagave mos të përfshihen të gjithë punonjësit në arsim.

    “Nuk guxojmë që me Ligj, Ligji të vlej për një pjesë të punësuarve dhe për tjetrën jo, prandaj janë marrëveshjet kolektive ku duhet të harmonizohen pagat. Përkatësisht, me Ligjin për pagë minimale duhet patjetër të harmonizohen pagat sipas Marrëveshjes kolektive. Kjo kohë të gjatë nuk është bërë, respektivisht aspak nuk është bërë. Që nga fillimi i rritjes së pagës minimale asnjëherë nuk janë rritur pagat në sektorin publik dhe prej këtu krijohet nervozë e madhe në kuvend, te partia në pushtet dhe në opozitë por edhe te ne anëtarët që tashmë 3-4 vjet kërkojmë të harmonizohen pagat sipas pagës minimale”, tha Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

    Gjithashtu, Nedellkov sqaron se nuk pajtohet edhe me disa propozime të Ligjit në fjalë. Mes tyre, avancimi i mësimdhënësve në një nivel të caktuar pa pasur përvojën e duhur.

    “E dyta, avancim në karrierë ku tashmë ka filluar për mësimdhënësit, nuk kemi avancim për bashkëpunëtorët profesional dhe për mësimdhënësit e arsimit të mesëm. Më tej që më kujtohet është avancimi nga një nivel duke kapërcyer atë më të lartë. Kjo nënkupton avancim nga mësimdhënës direkt në mësimdhënës këshilltar që gjithashtu është e pazakontë. Kapërcehet mundësia të avancohet në mentor por direkt në këshilltar”, u shpreh Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

    Me ndryshimet në Ligjin për mësimdhënës të cilat i propozon pushteti, 27 mijë mësimdhënës parashihet të marrin paga më të larta kurse 4700 mësimdhënës të fitojnë punësim të përhershëm.

    Sipas Propozim Ligjit në fjalë, në vitin shkollor  2020/2021, në shkollat fillore 1.124 mësimdhënës janë të punësuar me kohë të caktuar deri në dy vjet ndërsa në shkollat e mesme numri i tyre është 340 mësimdhënës. Propozim-Ligji për mësimdhënësit për 8 muaj gjendet në procedurë parlamentare. Ndryshimet e propozuara nga pushtetit përfshinë abrogimin e stazhit përgatitor prej dy vitesh dhe vendimin e menjëhershëm të punësimit për afat të pacaktuar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Tetovës duan më shumë hapësira të gjelbra

    Lajmi i rradhës

    Zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve ec “me këmbë breshke”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë