BBC: E pamundur që 1.1 milionë njerëz të evakuohen në jug të Gazës – kjo do të ishte një fatkeqësi

    Është e pamundur që 1.1 milion njerëz nga Gaza të evakuohen brenda 24 orëve, raporton gazetari i BBC-s.

    Evakuimi do të përfshinte 40 mijë njerëz në orë, transmeton Telegrafi.

    OKB-ja tha se urdhri përfshinte të gjithë – të gjithë ata të strehuar në objektet e OKB-së, përfshirë shkollat dhe qendrat shëndetësore.

    Kjo është arsyeja pse organizata ka kërkuar nga autoritetet izraelite të tërheqin njoftimin, duke thënë se kjo do të çonte në fatkeqësi.

    Në terren autokolona të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe stafit të agjencisë humanitare të Kombeve të Bashkuara janë parë duke udhëtuar në jug nga qyteti i Gazës në drejtim të pjesës jugore të territorit, i cili mund të jetë në përgatitje për një operacion të mundshëm evakuimi.

    Por do të sillte kaos të përpiqesh të zbatosh një urdhër evakuimi në këtë shkallë brenda 24 orëve – me një popullsi civile në një zonë kaq të dendur të populluar duke përfshirë fëmijë, të moshuar dhe ata në spitale tashmë të mbushura me të plagosur dhe ata që strehohen nga bombardimet e Izraelit.

    Lajmi Paraprak

    Përfundoi edhe një muaj e gjysmë mësim, nuk ka tekste në shkollat e RMV

    Lajmi i rradhës

    Gir: Hapi i radhës është në duart e RMV dhe të Kuvendit, të askujt tjetër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë