Gir: Hapi i radhës është në duart e RMV dhe të Kuvendit, të askujt tjetër

    -Hapi i radhës në proces varet nga përshtatja e këtyre ndryshimeve kushtetuese, kjo është në duart e këtij vendi, në duart e Kuvendit dhe të askujt tjetër. Kuptohet se ky është një vendim sovran që duhet të merret nga ky vend, por pasi që të merret një vendim i tillë, më kaloni në hapin e radhës, pa ndonjë vendim tjetër që duhet të bëhet nga ana e BE-së, automatikisht, këtë e tha sot mes tjerash euroambasadori Dejvid Gir në lidhje me procesin eurointegrues të vendit.

    Gir siguroi se pas këtij hapi më vendi do të vazhdojë të rrugëtojë vetëm drejt BE-së dhe se nuk do të ketë nevojë për vendime tjera, ndërsa lavdëroi Qeverinë për punën e bërë në procesin e skriningut.

    “Më duhet të jap kompliment rreth procesit të skriningut, angazhimit dhe punës që është bërë nga Qeveria në procesin e skriningut. Ka qenë shumë mirë dhe deri sa po vijmë drejt fundit, mendoj se ka qenë një ushtrim shumë shumë i mirë”, tha mes tjerash Gir.

    Lajmi Paraprak

    BBC: E pamundur që 1.1 milionë njerëz të evakuohen në jug të Gazës – kjo do të ishte një fatkeqësi

    Lajmi i rradhës

    A do të ketë BDI president dhe kryeministër?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë