BDI e VMRO në “pole position” më 8 maj!

    Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale treguan për pozitën e partive politike se ku qëndrojnë dhe sa peshojnë në elektorat. Në kampin shqiptar prinë BDI bindshëm derisa në kampin maqedonas me një diferencë edhe më të thellë prinë VMRO-DPMNE. Këto rezultate i kanë vendosur në favore pozitive dhe të lakmueshme të dy partitë politike. Por sipas njohësve të çështjeve politike, partitë që dolën fituese edhe pse janë në avantazh para zgjedhjeve të 8 majit, nuk duhet të qëndrojnë duarkryq dhe të rrinë rehatshëm pasi rezultatet edhe mund të ndryshojnë.

    Analisti Dame Çkatroski, për gazetën Koha ka deklaruar se pas raundit të parë për zgjedhjet presidenciale, VMRO-DPMNE e BDI kanë avantazh psikologjik për raundin e dytë dhe zgjedhjet parlamentare.

    “Edhe pse raundi i dytë do të ketë një pjesëmarrje më të madhe ku VMRO-DPMNE dhe BDI janë ende në avantazh të madh. Mbetet për t’u parë përfundimi i situatës paszgjedhore. Është gjithmonë më interesante se zgjedhjet. Pendarovskin ende nuk do ta eliminoja, edhe pse diferenca prej 180 mijë votash është krejt e paarritshme. Raundi i dytë do të jetë shumë më interesant se i pari, për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe përbërjes së qeverisë. Pas zgjedhjeve, kuptohet se shumë liderë dhe grupe partish do të largohen me këto rezultate, në disa parti do të ketë ndërprerje të mëdha dhe Mickoski tani është në avantazh”, u shpreh ai.

    Në anën tjetër, politologu Marjan Vuçkoviq, për gazetën KOHA, deklaroi se pas rezultateve të djeshme edhe pse me një dallim të madh ende nuk është e qartë se si do të rrjedhë fushata parlamentare por edhe rezultati i saj si do të jetë. Sipas tij, VMRO-DPMNE me të gjithë përparësitë e saja arriti të merr rreth 30.000 vota më shumë se në zgjedhjet e mëparshme presidenciale nga viti 2019.

    “Derisa përsëri Stevo Pendarovski me LSDM-në mund t’i bëjë kalkulimet rreth votave të Maksim Dimitrievskit që të jenë superiorë në numrin e votave ndaj VMRO-së. Megjithatë, duhet pasur parasysh se problemi qëndron te partia që do të pranojë zgjedhjen e presidentit në mbledhje në mënyrë që të marrë votat e shqiptarëve. Prandaj raundi i parë është vetëm i përkohshëm, dhe i ndihmojnë pjesërisht si VMRO-së ashtu edhe BDI-së derisa të dy partitë kanë një detyrë të vështirë përpara”, nënvizoi Vuçkoviq.

    Në fund ai shtoi se VMRO-DPMNE të luftojë kundër pozicioneve të saj dhe të marrë mbështetje nga shqiptarët, dhe BDI të kërkoj ende votat e shqiptarëve dhe të luftojë kundër opozitës shqiptare.

    Dimitar Hristov, nga ana tjetër, tha për gazetën Koha se rezultatet e këtyre zgjedhjeve ishin të pritshme, por këto dy parti janë në pozitën më të mirë të mundshme, por kjo nuk do të thotë asgjë. “Sipas rregullit të njohur të votimit për fituesin, rezultatet do të ishin të njëjta, ndoshta më të mira për partinë që “fitoi” në raundin e parë. Megjithatë, në 14 ditët e fundit po spekulohet shumë për votat dhe si do të ndikojnë ato si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare”, deklaroi Hristov.

    Ndryshe, zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i atyre presidenciale do të mbahen me tetë maj.

    Lajmi Paraprak

    “Dita e Hapur” e UT-së i priti nxënësit me 13 fakultete dhe 98 programe studimore

    Lajmi i rradhës

    Zjarret në RMV po rriten, pilotët në pension!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë