“BDI manipulon dhe vjedh në gotat e qelqit që kushtojnë 177 denarë” (Video)

    “Po do ua sillnim një servis”; “Më shumë kanë kushtuar letrat e printimit” – kështu janë tallur dje këshilltarët e Këshillit komunal të Tetovës në lidhje me donacionin e një gote laboratorike të qelqit prej 250ml, donacion me çmim prej 177 denarë nga ana e Ministrisë së Mjedisit për shkollën e mesme medicinale “Nikolla Shtejn”, e cila duhej patjetër të kalonte si procedurë në seancën e tetë të Këshillit, shkruan Nistori.

    Nazmi Dauti nga sektori për veprimtari publike tha se bëhet fjalë për një gotë tepër t ë thjeshtë, mirëpo si procedurë patjetër duhet të kalojë në këshillin komunal.

    “Është dhënë një gotë e qelqit 250ml, me një çmim prej 177 denarë nga ana e Ministrisë së Mjedisit. Do duhet si procedurë që patjetër të kalohet, ta pranojë këshilli komunal si themelues i shkollave dhe më pas obligohemi që kryetari i komunës të nënshkruajë kontratë me personin përgjegjës të ministrisë së MPPS dhe më pas komuna e Tetovës t’ia jep shkollës së mesme medicinale “Nikolla Shtejn”. Gotën e qelqit e kam me vete, është një gotë tepër e thjeshtë, mirëpo është si procedurë që patjetër duhet ta kalojmë në këshillin komunal”, deklaroi Dauti.

    Nga ana tjetër, Besar Durmishi nga Lëvizja Besa tha se BDI manipulon dhe vjedh edhe në çmim dhe epruveta e qelqit ua nxori në pah gënjeshtrat e tyre.

    Besar Durmishi, Lëvizja Besa
    “Se kryetari dhe ministrat e BDI-së gënjejnë qytetarët kur thonë se për ta të gjitha komunat janë njësoj, kjo epruvetë ua nxjerr në pah gënjeshtrat. Për këtë donacion qesharak duhen rregulluar një sërë dokumentesh dhe procedura ligjore. Ky pushtet i BDI-së ndihmon kështu, për shqiptarët epruveta, ndërsa për komunat maqedonase investime kapitale në vlerë qindra-mijëra eurosh. Nëse hulumton tregun, del se në treg ka epruvetë me 500 ml, që kushton 130 denarë, (40 denarë më pak se epruveta 250 ml e Qeverisë së BDI-së). Epruveta ngel epruvetë, ndërsa këta edhe në epruvetë manipulojnë dhe vjedhin në çmim. Qoftë edhe për 40 denarë!”

    Ndryshe, nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sqaruan se shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë “Nikolla Shtenj” është e përfshirë në programin GLOBE që nga viti 2010 dhe donacioni është në kuadër të kësaj.

    Ndiq videon në vijim nga minuta 3:37:50 kur bëhet pjesa e pranimit të donacionit.

    Lajmi Paraprak

    Tragjedia në modularnën e Tetovës | Familjari i viktimës: Nuk kishte personel në spital, patjetër të qëndronim afër familjarëve (Video)

    Lajmi i rradhës

    ShGM reagon për sjelljen e zyrtarëve të MASh-it ndaj gazetares Qerimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë