ShGM reagon për sjelljen e zyrtarëve të MASh-it ndaj gazetares Qerimi

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) reagon kundër sjelljes së nëpunësit shtetëror ndaj gazetares Arbana Qerimi të Klan TV-së gjatë konferencës së një ditë më parë për media në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, përcjell Nistori.

    Gjatë konferencës së sotme për media, të organizuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, gazetarja Qerimi është poshtëruar verbalisht nga ana e një këshilltari për politikë arsimore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. 

    SHGM ka kontaktuar gazetaren e Televizionit Klan Arbana Qerimi dhe ajo nëpërmjet telefonit deklaroi se: “ Në pyetje konkrete gazetareske të parashtruar se a ndjehet fajtor ministri i arsimit Jeton Shaqiri për mungesën e librave dhe gabimet në tekste shkollore, ai u përgjigj se nuk ndihet fajtor sepse këtë e koordinon Këshilli Kombëtar në Qeveri. Më pas, në mënyrë jashtëzakonisht joprofesionale, këshilltari më tha se kam parashtruar pyetje tendencioze për ta nxjerrë jashtë kontekstit ministrin…”, tha Qerimi. 

    Pas përfundimit të konferencës për shtyp, ndaj sjelljes së tillë drejt gazetares reaguan edhe gazetarë të tjerë, të cilët iu drejtuan këshilltarit se nuk ka pyetje tendencioze dhe se të gjitha pyetjet e parashtruara gazetareske janë legjitime. 

    SHGM kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të kërkojë falje për incidentin dhe të ndërmarrin procedurë të brendshme për të hetuar përgjegjësinë në këtë situatë, me qëllim që mos të përsëriten sjellje të tilla apo të ngjashme në të ardhmen. 

    Lajmi Paraprak

    “BDI manipulon dhe vjedh në gotat e qelqit që kushtojnë 177 denarë” (Video)

    Lajmi i rradhës

    SHKELJA E KONTRATAVE NË RMV | Dëmet me miliona euro, faji i askujt!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë