BDI tërësisht mbështet ndryshimet kushtetuese për Maqedoninë europiane

    Bashkimi Demokratik për Integrim tërësisht dhe pa asnjë mëdyshje mbështet ndryshimet kushtetuese për të ardhmen europiane të vendit tonë. Kështu thuhet në një komunikatë të partisë së Ali Ahmetit, ndërsa shtojnë se sot Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e aleancës veriatlantike NATO dhe vazhdon rrugëtimin drejt familjes së madhe europiane.

    “Ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave integruese me Bashkimin Europian dhe organizimin e konferencës së dytë ndërqeveritare. Bashkimi Demokratik për Integrim bën apel tek të gjithë partitë politike parlamentare dhe 120 deputetët që të reflektojnë fuqishëm në interes të qytetarëve dhe të vendit e jo të bllokojnë procese të rëndësishme siç është integrimi europian”.

    Sot në Kuvend, vijon komunikata, nisi procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe i përcaktimit përfundimtar në vendin tonë, në shoqërinë tonë, në skenën tonë politike, kush është pro integrimit, Europës dhe Amerikës si dhe kush është pro izolimit e Rusisë.

    “Nuk ka mes, nuk ka alternativë, nuk ka rrugë tjetër!”.

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi ndërpret seancën, deputetët e VMRO-DPMNE-së të revoltuar fillojnë të bërtasin

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimi më i madh, pas konfliktit të 2001

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë