BDI vazhdon me emrat e njëjtë në qeverisjen e re

    Bashkë me kryeministrin Zaev, edhe disa ministra tjerë të LSDM-së do të ndërrohen me të ri.

    Jozyrtarisht Petre Shilegov do të jetë në krye të Ministrisë për transport dhe lidhje, që do të thotë se nga ky post ministror do të largohet Bllagoj Boçvarski.

    Nga LSDM informojnë se këtë javë partia do të mbajë mbledhje të Bordit qendror, dhe pas mbledhjes do të jetë më e qartë se si do të duket Qeveria e re e cila duhet të formohet para Vitit të Ri. Kabineti i ardhshëm i kryeministrit pritet të formohet nga kryetari i ri i LSDM, Dimitar Kovaçevski. Zyrtarisht ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re e cila që në maj të këtij viti hoqi dorë nga funksionet partiake.

    Jozyrtarisht mësojmë se nga Qeveria do të largohet edhe zv.kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, i cili me shumë gjasa nuk do të jetë as sekretar i përgjithshëm i LSDM. Në përmbajtjen e Qeverisë së ardhshme, siç thuhet, nuk do të jetë as zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, si dhe ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq. Ende nuk dihet nëse do të mbetet në Qeveri njeriu i parë i MPB, Oliver Spasovski, por për atë kjo nuk është aq e rëndësishme sesa se si do të veprojnë si parti.

     “Zgjidhjet kadrovike i bëjnë organet e partisë. D.m.th. kryetari, Bordi Qendror i partisë do të sjellin vendime përfundimtare për atë se kush do të jetë pjesë e asaj Qeverie të re dhe në atë pjesë në mënyrë absolute, është mendimi im personal, pozicionimi nuk është i rëndësishëm“, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

    Ministrja e arsimit, Milla Carovska, kumtoi se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re të kryeministrit të ardhshëm, Dimitar Kovaçevski.

     “Solla vendim për të mos marrë pjesë në Qeverinë e re me mandatarin e ri. Në pesë vitet e kaluara së bashku me ekipin tim, realizuam politika në interes të qytetarëve“, pohoi Milla Carovska, LSDM.

    Në BDI nuk pritet të ketë ndryshime, përveç Jeton Shaqirit i cili nga informatika do të shkojë në bujqësi. Bujar Osmani nga kjo parti vlerëson se duhet të vazhdohet me atë dinamikë përderisa nuk mbyllen çështjet e hapura.

     “Në lidhje me këtë, ky është vendim i lidershipit, që më propozon në koalicion, kështu që do të shohim ditëve në vazhdim”, tha Bujar Osmani, BDI.

    Alternativa këtë fundjavë solli vendimet për funksionarët e ardhshëm. Ndër me të rëndëishmet janë: Hysni Ismaili – nënkryetar i Kuvendit, Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë, Admirim Aliti – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Daim Luçi – zëvendësministër i Kulturës, Orhan Murtezani – drejtor në MEPSO.

    Zoran Zaev largohet nga funksioni i kryeministrit të mërkurën më 22 dhjetor kur pritet që ta parashtrojë dorëheqjen e tij në Kuvend. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Falja e dënimit për Boban Iliq | A mund të luhatet koalicioni me Alternativën?!

    Lajmi i rradhës

    Digjen flamuj serbë, në Tiranë protestohet kundër “Ballkanit të hapur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë