BDI vendosi që të takojë qytetarët gjatë ditëve në vijim

    Sipas Arbër Ademit nga Bashkimi Demokratik për Integrim, nga dita e mërkurë, partia do të fillojë takimet me qytetarët. Këtë javë do të ketë dy takime, të mërkurën në komunën e Likovës, më pas në komunën e Sarajit, përcjell Nistori.

    “Theksuam se mbledhjet e hapura të degëve të BDI-së me popullin fillojnë këtë javë. Dita e mërkurë është mbledhja e parë në orën 19 në Komunën e Likovës, për të vazhduar më pas në Komunën e Sarajit”, deklaroi Ademi nga BDI.

    Ademi në një paraqitje për media i bëri thirrje shumicës parlamentare që të procesojnë ndryshimet Kushtetuese. Ai para mediave tha se do ta kenë mbështetjen e BDI-së.

    “Edhe sot nga pozicioni i opozitës, themi urdhëroni procesoni ndryshimet Kushtetuese në procedurë parlamentare, ne do t’i mbështesim pa asnjë kusht, për arsye se, BDI është parti shtetformuese e cila angazhohet në vazhdimësi për një të ardhme më të mirë të qytetarëve dhe rrjedhimisht për të siguruar perspektivën europiane. Prandaj i bëjmë thirrje edhe kësaj qeverie pa legjitimitet etnik, pa legjitimitet të shqiptarëve, urdhëroni që nesër procesoni ndryshimet Kushtetuese dhe do ta kenë mbështetjen e BDI-së”, tha Ademi nga BDI. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kush e nisi Luftën e Madhe?

    Lajmi i rradhës

    Sela: qeveria zbaton kryekëput programin e VMRO-së, asnjë fjalë nuk e ke aty nga programi i VLEN-it

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë