Dita e nëntë e grevës, SAShK-u nuk lëshon pe

    Kryeministri, Dimitar Kovaçevski e vlerëson jo të sinqertë vendimin e SASHK-ut për vazhdim të grevës në çerdhe dhe arsim. Duke u bërë thirrje mësimdhënësve që të kthehen në mësim, Kovaçevski tha se zgjidhja e përbashkët është e mundur dhe e njëjta do të gjendet por jo në mënyrën siç ka vendosur SASHK-u.

    “Ne kemi ngritur pagën minimale dhe ka një afat ligjor prej gjashtë muajsh për rregullimin e pagave. Ai afat nuk ka skaduar. SASHK-u e filloi grevën pa e hapur dialogun brenda atyre gjashtë muajve. Sipas meje, SASHK-u i ka mashtruar mësimdhënësit sepse dje e kam përcjellë konferencën për media ku kryetari i sindikatës shpjegon nenet e Marrëveshjes Kolektive dhe Ligjin për pagesën e pagave gjatë grevës, por ai nuk ishte plotësisht i sinqertë. Nuk i saktësuar të gjitha nenet deri në fund kur bëhet fjalë për zgjidhje ligjore dhe këtë duhet ta bëjë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Të mërkurën, këshilli i SASHK-ut sërish vendosi për vazhdimin e grevës pasi ka shqyrtuar konkluzionet e Qeverisë, mes të cilave edhe rritjen e pagave për 10 %. Sipas SASHK-ut, konkluzionet nuk çojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tashmë të krijuara ndërsa foli edhe për presione të shumë që po bëhen ndaj arsimtarëve dhe punonjësve në çerdhe. Gjithashtu, Nedellkov kujtoi autoritetet se me kohë janë njoftuar për organizimin dhe fillimin e grevës.

    “Njoftimet për kryetarët e komunave dhe drejtorët e institucioneve janë dorëzuar më 31.03.2022. Ato dokumente i kemi të arkivuara dhe të dorëzuara në organet udhëheqëse dhe këto janë aktet me të cilat SASHK-u ka nisur grevën e përgjithshme dhe me kohë ka njoftuar institucionet përkatëse. SASHK-u nuk mban përgjegjësi në bazë të cilit akt është ndërprerë procesi edukativo arsimor në shkollë dhe çerdhe sepse nuk ka një kompetencë të tillë dhe përgjigjja duhet të kërkohet në vend tjetër. Kjo nënkupton se SASHK-u nuk e organizon procesin mësimor”, u shpreh Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

    Unioni i Nxënësve të Shkollave të mesme i bëri thirrje Qeverisë dhe SASHK-ut që urgjentisht të arrijnë marrëveshje dhe nxënësit të kthehen në mësim duke kujtuar se nxënësit tashmë tre vjet janë jashtë procesit normal arsimor. Greva në çerdhe dhe arsim ka nisur nga 11 prilli dhe sipas SASHK-ut, në të janë të përfshirë mbi 25 mijë punonjës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Studentët e UT-së bojkotojnë profesoreshën Besiana Mehmedi

    Lajmi i rradhës

    Kërcënohet me jetë ambasadorja e Britanisë në Shkup?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë