BE 90 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

    Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka bërë të ditur se janë ndarë 90 milionë euro ndihmë makro financiare për Shqipërinë.

    Ai në një postim në Twitter shkruan se janë disbursuar sot 90 milionë euro asistencë makro-financiare (MPJ) për Shqipërinë.

    “Ky disbursim është kësti i dytë dhe i fundit i një programi mbështetjeje prej 180 milionë eurosh për Shqipërinë, i cili është pjesë e paketës së MPJ-së prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë që synon t’i ndihmojë ata të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19. Programi është një demonstrim konkret i solidaritetit të BE-së me partnerët e saj për të ndihmuar në përgjigjen ndaj ndikimit ekonomik të pandemisë Covid-19”, thuhet në deklaratë, raporton TCH.

    Shqipëria ka përmbushur kushtet e politikës së rënë dakord me BE-në për lirimin e këtij disbursimi të dytë dhe të fundit prej 90 milionë eurosh në kuadër të programit të MPJ-së Covid-19. Këto përfshijnë masa të rëndësishme për të forcuar financat publike dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, për të përmirësuar qeverisjen dhe për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur mbrojtjen sociale.

    Lajmi Paraprak

    BE ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës po i bartin pasojat pa fajin e tyre

    Lajmi i rradhës

    Xavi merr drejtimin e Barcelonës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë