Xavi merr drejtimin e Barcelonës

    Klubi i futbollit të Katarit, Al Sadd, njoftoi sot marrëveshjen me Barcelonën për kalimin e Xavi Hernandez-it në klubin spanjoll të futbollit si trajner.

    “Administrata e Al Sadd-it ka rënë dakord për kalimin e Xavi-t në Barcelonë pas pagesës së klauzolës së lirimit të përcaktuar në kontratë”, tha Drejtori i Përgjihshëm i Al-Sadd-it, Turki Al-Al, në Twitter.

    “Ne kemi rënë dakord për bashkëpunim me Barcelonën në të ardhmen. Xavi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Al-Sadd-it dhe i urojmë suksese”, shtoi ai.

    “Xavi na informoi disa ditë më parë për dëshirën e tij për të shkuar në Barcelonë në këtë kohë delikate, për shkak të fazës kritike nëpër të cilën po kalon klubi i vendlindjes së tij, dhe ne e kuptojmë këtë dhe vendosëm të mos i qëndrojmë në rrugën e tij”, shtoi ai.

    Xavi ndihmoi në marrjen e tetë titujve të La Ligës spanjolle dhe katër titujve të Ligës së Kampionëve të UEFA-s si lojtar i Barçës, përpara një përvoje të shkurtër dhe para se t’i jepte fund karrierës së tij si lojtar në vitin 2019 në klubin nga Katari.

    Ish-futbollisti 41-vjeçar ka trajnuar Al Sadd-in që nga koha kur u largua si lojtar në vitin 2019.

    Lajmi Paraprak

    BE 90 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

    Lajmi i rradhës

    Mblidhen nënshkrime për rrëzimin e qeverisë nga VMRO-DPMNE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë