BE nuk e komenton dorëhqjen e Zaevit

    Komisioni Europian nuk do të komentojë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas rezultateve të pritura të qeverisë në zgjedhjet lokale, njofton AIM, përcjell Nistori. Brukseli vetëm shkurt komentoi se vendi duhet të vazhdojë me reformat.

    Komisioni Europian nuk iu përgjigj pyetjes nëse Bashkimi Europian ndjen ndonjë përgjegjësi për rezultatet e zgjedhjeve dhe dorëheqjen e kryeministrit për shkak të bllokimit të integrimit europian.

    BE-ja jep vetëm një vlerësim pozitiv për zhvillimin e zgjedhjeve në të cilat u respektuan liritë themelore, ndërsa administrata zgjedhore në rrethin e dytë i kapërceu mangësitë e rrethit të parë.

    “Ne inkurajojmë kryetarët e rinj të komunave dhe këshilltarët komunal që të kontribuojnë në avancimin e agjendës së reformave të BE-së në interes të të gjithë qytetarëve”, tha zëdhënësja Anna Pisonero. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ka filluar mbledhja e nënshkrimeve që Zaev të mbetet kryeministër dhe kryetar i partisë

    Lajmi i rradhës

    “Mësimdhënësit në RMV meritojnë standard më të mirë jetësor”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë