Ka filluar mbledhja e nënshkrimeve që Zaev të mbetet kryeministër dhe kryetar i partisë

    Sot filloi mbledhja e nënshkrimeve në mbështetje të Zoran Zaevit që ai të mos japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të vendit, nismë e filluar nga kryetari i LSDM-Kumanovë, Martin Kostovski, përcjell Nistori.

    Nënshkrimet do të mblidhen çdo ditë në ambientet e LSDM-Kumanovë nga ora 11:00 deri në ora 20:00. Kostovski e bëri të ditur këtë nëpërmjet rrjeteve sociale.

    Ai u bëri thirrje të gjithë socialdemokratëve në vend për mbështetje të parezervë që Zaev të mbetet në pozitën udhëheqëse të partisë. Përndryshe, Zaev dha dorëheqje nga të gjitha postet si akt moral, sepse në zgjedhjet lokale humbi shumicën e komunave. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gërvalla: “Ballkani i Hapur” dhe Asociacioni i komunave serbe janë të dëmshme për Kosovën

    Lajmi i rradhës

    BE nuk e komenton dorëhqjen e Zaevit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë