BE: Shqipëria të ulë borxhin, të paguhen detyrimet, kujdes me energjinë elektrike

    Pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptarë u rikuperua me ritme më të shpejta nga sa pritej.

    Janë këto vlerësimet e Komisionit Europian në progres raportin për Shqipërinë, megjithatë sipas tij lufta në Ukrainë ka rritur rreziqet dhe pasiguritë për ekonominë shqiptare.

    Goditjen më të madhe po e japin çmimet e larta, veçanërisht të energjisë elektrike. Varësia e vendit nga reshjet bën që nevoja për import të energjisë të jetë e lartë dhe në këtë kuadër Komisioni vë theksin te domosdoshmëria e diversifikimit të burimeve të energjisë elektrike.

    Ndër të tjera, edhe pse nënvizon se është bërë progres në drejtim të të ardhurave, Komisioni vlerëson se vazhdojnë dobësitë në planifikimin dhe realizimin e shpenzimeve buxhetore për investime. Hapësira fiskale shton ai mbetet e kufizuar duke e bërë vendin edhe më të ekspozuar ndaj goditjeve të faktorëve të jashtëm.

    Në kushte të tilla, Komisioni bën apel për ulje të nivelit të borxhit publik dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe shton se autoritetet duhet të nisin zbatimin e strategjisë afatmesme të të ardhurave, për të cilën Financat po bashkëpunojnë me Fondin Monetar Ndërkombëtar në këtë drejtim.

    Shqetësime të tjera për ekonominë listohen niveli i lartë i informalitetit si dhe konkurrenca e pandershme që vështirësojnë ndjeshëm mjedisin e të bërit biznes në vend.

    Më shumë përpjekje Komisioni Europian në progres raport kërkon edhe në përmirësimin e procedurave të prokurimit publik me monitorim të shtuar dhe kritere më strikte në dhënien e tenderave, veçanërisht në projektet e koncesioneve të partneritetit publik privat. /tch/

    Lajmi Paraprak

    Drejtuesit e PSG-së e bindën Mbappen se kanë 500 milionë euro për të paguar Neymar dhe Messin

    Lajmi i rradhës

    “Armiku i popullit” sonte përballë publikut tetovar në Teatrin e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë