Drejtuesit e PSG-së e bindën Mbappen se kanë 500 milionë euro për të paguar Neymar dhe Messin

    Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain, dhe arsyeja kryesore për një vendim të tillë janë premtimet e paplotësuara të drejtuesve të klubit parisien, shkruan Marca.

    Domethënë, drejtuesit e klubit nuk e realizuan premtimin e tyre kur rinovuan kontratën me Mbappen, e cila ishte se francezi do të bëhej lider sportiv i projektit, ndërsa Neymar do të largohej.

    Mbappe tashmë dëshironte të largohej nga PSG këtë verë, sepse Neymar aktivizoi automatikisht klauzolën në kontratë dhe zgjati bashkëpunimin me kampionin francez deri në vitin 2027.

    Në fund, Mbappe vazhdoi sërish kontratën me parisienët dhe për të qëndruar në klubin francez u mobilizuan të gjitha resurset kombëtare, përfshirë edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

    Më pas drejtuesit e PSG-së e bindën Mbappen se kanë 500 milionë euro për të paguar Neymar dhe Lionel Messi për tu larguar. Sulmuesi francez kërkoi që Neymar të largohet nga klubi.

    Drejtuesit e PSG-së nuk kanë mundur ta heqin qafe Neymarin edhe pse gjatë verës ia ofruan klubeve në të gjithë Evropën, por pengesë ishte performanca e brazilianit dhe paga e lartë prej 30 milionë eurosh.

    Mbappe deri më tani ka bërë 229 paraqitje me fanellën e PSG-së dhe ka shënuar 182 gola, gjë që e bën atë golashënuesin e dytë në historinë e klubit pas uruguaianit Edinson Cavani. 

    Lajmi Paraprak

    RMV e meriton notën 3 sa i përket përparimit ekonomik

    Lajmi i rradhës

    BE: Shqipëria të ulë borxhin, të paguhen detyrimet, kujdes me energjinë elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë